Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dhurata për 2 vjeçarët

Udhëzime rreth dhuratave për 2 vjeçarët

2 vjeçarët janë të mbushur me energji dhe kuriozitet, pra duhet të gjeni aktivitetin i cili do ti`a tërheq vëmendjen.

Duke u bërë më i lëvizshëm, ai do të shfaq më shumë interesim në lodrat që mund të shtyhen, dhe të lëvizin rreth tij, si psh ndonjë rosë e cila lëviz shputat kinse po ecën.

Ai do të ngazëllehet me sfidat në mendjen e tij, nga lojërat logjike ‘puzzle’ apo nga konstrukcionet nga blloqet e mëdha. Lexoni për më tepër listën tonë të mëposhtme për dhuratat për 2 vjeçarët.

Tricikël

Fëmiu me dëshirën për të vozitur tricikël – e shkëlqyer për të ndërtuar pavarësinë e tij. E gjitha në forcat e veta për të shkuar si një erë e lehtë posa të mësojë të pedalojë. Zgjedhni modelin me bazë të gjërë stabiliteti. Disa kanë ulëse për ti përshtatur me nevoja personale apo me opcione tjera. Disa mund të palohen, dhe kjo krijon mundësi për prindërit që ti marrin me vete kudo.

Vagon

Cili fëmijë nuk është i magjepsur nga vagoni klasik i kuq apo i gjelbër? I lodhur nga parku, ai mund të ulet dhe të kënaqet gjatë vozitjes për në shtëpi. Në kopësht të shtëpisë e pret vagoni, ai mund të shtyej dhe të tërheq vagonin apo të vendosë lodrat në të.

Art

Jepini fëmiut veglat që i nevojiten për tu marrë me art – ngjyra të drurit, të ujit apo qiriri dhe letër konstrukcioni dhe jepini hapësirën. Por një gjë mos harroni për te kontrolluar etiketën për tu siguruar që gjithçka është jotoksike dhe mund të pastrohet.

Kuzhina

Dhuroni fëmiut kënaqësinë duke lozur me kuzhinën. Fëmijët kënaqen duke lozur me fruta, perime, enë dhe lopatëza të plastikës. Lodrat ushqim e lejojnë atë që të imitojë se çfarë mbahet në kuzhinë dhe ky interesim do ta mbajë një kohë të gjatë edhe nëse lojërat e tij sofistikohen.

Lodra rrëre

Koha e kutisë së rërës është shumë argëtuese, me kovë dhe lopatë – ai mund të ndërtojë kështjellën apo vetëm do të bëjë pirgje. Si shtesë mund ti dhuroni edhe një kamion me ngjyrë të verdhë që ta mbush me rërë dhe të bartë andej këndej rërën.

Libra

Libri si dhuratë përshtatet për çdo moshë, por për fëmiun ju duhet të gjeni libra me më shumë se 2-3 fjalë për secilën faqe, dhe ngjarje më të komplikuara se sa që kanë librat për foshnje. Hulumtoni për libra më interesant në librari apo vetëm zgjedhni një libër i cili iu bie në sy.

Lodra banjoje

Është shumë e lehtë për ta kthyer kohën e banjos në kohë argëtuese. Përpos rosave nga goma mund të gjeni lodra banjoje që ndihmojë në pastrimin e fëmiut siç mund të jenë sapunët e ndryshëm me figura të hipos, tigrit, peshkut apo ariut. Poashtu mund të gjeni edhe robdishanë banjoje me figurë pinguini, breshke apo bretkose.

Blloqe të mëdha konstrukcioni

Një lodër fantastike, e preferuar nga fëmijët. Blloqet janë të përkryera për të ndërtuar aftësitë e fëmiut – rrëmbimin, grumbullimin dhe klasifikimin.

Sigurohuni që pjesët e lodrës të jenë të mëdha për të mos mundur që fëmiu ti gëltis ato. Do të duhej ti shmangeni rrezikut të gëlltitjes.

Ai mund të eksperimentojë se sa blloqe mund ti grumbullojë apo vetëm të kënaqet me klasifikimin e tyre sipas ngjyrës dhe formës.

Lodra që tërhiqen

Ju mund të mbani në mend tërheqjen zvarrë të zileve të vjetera rreth jush – lodrat që tërhiqen ofrojnë një kënaqësi të veçantë për fëmijët. Do të ishte fantastike po të gjeni një që iu pëlqen dhe ti`a dhuroni fëmiut tuaj 2 vjeçarë.

Puzzle

Fëmijët janë të ngazëllyer nga sfida intelektuale e lodrës ‘puzzle’, me anë të saj mund të mësojë format dhe ngjyrat. Zgjedhni ndonjë me kafshë të bukura apo me ndonjë personazh filmi vizatimorë.

/komuniteti