Kjo me gjasë është infeksion fungal i cili mund të shkaktojë një sërë problemesh në gojën e foshnjes. Foshnja këtë infeksion mund ta ketë “marrë” në kanalin e lindjes, si infeksion monolie. Kjo është këpurdha candida albicans, banor i rregullt i vaginës dhe i gojës.
Kjo këpurdhë paraqitet në gojën e foshnjes, por mund ta gjeni edhe në pjesët e mbrendshme të faqeve, në gjuhë, në dhëmballë. Në gisht vendosni një gazë sterile dhe treteni në tretësirën e sodë bikarboni dhe ujë, dhe lyeni gjuhën, gojën, dhe pjesët e mbrendshme të faqeve.
Që të mos përhapet ky infeksion, lyeni gojën e foshnjes me daktanol, dhe lyeni me të edhe majat e thithkave. Nëse vëreni ndonjë përkeqsim, konsultohuni me mjekun.