Tek shumica e foshnjave dhëmbët e parë fillojnë të dalin rreth moshës 4 deri 7 muajsh. Madje ndonjë foshnjë me zhvillim më të hovshëm mund ti fitojë majat e para të dhëmbëve qysh në moshën 3 muajsh, gjersa ata me zhvillim më të ngadalshëm do të mund të presin edhe gjer në 1 vit e gjysëm apo më tepër (në raste shumë të ralla ndodh që foshnja të ketë që në lindje dhëmbin e tij të parë). Në çfarëdo kohë që të ndodh dalja e parë e dhëmbëve tek foshnja juaj, kremtoni momentin duke bërë fotografi me fotoaparat, dhe duke shënuar datën në ditarin e rritjes së foshnjës suaj.
Dhëmbët fillimisht fillojnë të formohen që në stomak, dhe formohen si syth në mishin e dhëmbëve. Dhëmbët fillojnë të dalin një nga një gjatë një periudhe prej disa muajsh, dhe shpesh por jo gjithnjë në këtë rend: Së pari dy dhëmbët poshtë në mes, pastaj dy dhëmbët lart në mes, pastaj ata anash dhe pastaj ata krejtësisht në fund. Ata mund të mos dalin të drejtë, por mos u merakosni, me kalimin e kohës ata do të drejtohen vetvetiu.
Dhëmbët e fundit që dalin (dhëmbët e dytë përtypës, të cilët gjenden në pjesën e prapme të gojës si poshtë ashtu edhe lartë) dalin rreth ditëlindjes së 2 – të së foshnjës suaj. Deri në moshën 3 vjeç foshnja juaj dyhet ti ketë komplet 20 dhëmbët e tij të foshnjërisë, të cilët nuk do ti bijnë gjer në moshën 6 vjeç kur do t’ia fillojnë ti dalin dhëmbët e tij të përhershëm.