Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sa kohë duhet të flenë binjakët së bashku?

Kur një grua shtatzënë, kupton se ajo është bartëse binjakësh dhe do të lindë dy fëmijë në të njëjtën kohë, një numër i mendimeve fillojnë ti vijnë në mendje dhe shpesh prindërit fillojnë diskutimin rreth mënyrës se si do të sillen. Një nga vendimet e rëndësishme që do të merren është, nëse foshnjat duhet të flenë bashkë ose të ndara. Ndarja e fëmijëve do të përfshijë më shumë hapësirë dhe përpjekje.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, dy fëmijët do të jenë së bashku në hapësirë të vogël dhe kjo të rezultojë në zhvillimin e një lidhjeje dhe zakoni, për të qenë bashkë. Mvarësisht prej madhësisë se fëmijëve dhe moshës, është më mirë nëse ata i vendosni së bashku. Në rastet e fëmijëve më të mëdhenj, do të jetë më mirë në qoftë se ata vëhen në grazhda të veçanta.

Kur dy fëmijë binjakë janë duke fjetur së bashku, ata shpesh dridhen ose luajnë me njëri-tjetrin dhe kur njëri prej tyre është duke fjetur, tjetri mund ti shkaktoje zgjuarje atij, por pasi ata kanë qenë në zakonin e të jetuarit së bashku, mund të jetë e vështirë për t'i ndarë ata, sepse nuk mund të ndjehen rehat. Kjo bëhet një situatë e vështirë dhe kërkon menaxhim të ngadalshëm. Sipas studiuesve, binjakët që flenë së bashku gjatë fëmijërisë së hershme, janë më të sigurtë dhe do të kenë zhvillim më të mirë. Afërsia është shumë me rëndësi jetike gjatë jetës së hershme dhe gjithashtu kur të jenë rritur.

Nëse fëmijët ndajnë shtretërit me prindërit gjatë natës, do të jetë më mirë nëse që të gjithë flenë së bashku. Megjithatë, kjo mund të bëhet një pikë fillimi për t'i bërë ato të fjenë veç e veç gjatë ditës. Rreth moshës gjashtë muajshe, ata duhet të jenë të ndarë, që të mos shqetësojnë njëri-tjetrin gjatë fjetjes. Mundësia tjetër mund të jetë, duke i lënë ata të flenë në të dy anët tuaja. Problemi i zgjuarjes së njëri-tjetrit duhet të zgjidhet deri në një masë dhe në këtë mënyrë fëmijët mund të ushqehen së bashku duke kursyer kohë dhe energji. Pasi ushqehen siç duhet, ata mund të bëjnë gjumë të shëndoshë, duke i bërë të mundur pushimin edhe nënës.

Disa prindër shpesh, për përfitimin e tyre apo relaksimin, priren për të ndarë binjakët dhe i bëjnë ata të flenë veçmas edhe kur ata janë shumë të vegjël. Në këtë mënyrë, ata me forcë thyejnë lidhjen e zhvilluar në fazën e fetusit. Kjo nuk mund të jetë e mirë për rritjen e tyre. Keni kohë të mjaftueshme për të ndarë fëmijët kur të jenë rritur. Por, ky është një vendim individual i prindërve dhe nuk duhet të bëhet presion mbi të.

/komuniteti