Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Disa këshilla të dobishme për prindërit me binjakë

Të bërit prindër, është një eksperiencë e bukur në jetën tuaj. Kjo përvojë e rrallë harrohet nga të gjithë, pa marrë parasysh se sa rritet ai/ajo. Një fëmijë, është dhurata më e mira për çdo qenie njerëzore, por për prindërit e binjakëve edhe pse është një bekim i dyfishtë, vjen me disa vështirësi, me të cilat prindërit janë të ekspozuar gjatë ditëve që do të vijnë. Për ato çifte që jetojnë vetëm dhe që nuk kanë mbështetjen e prindërve të tyre ose të afërmit pranë, nga dita që e kuptojnë që do të kenë binjakë, një ndjenjë ankthi, u zvarritet në mendjet e tyre.

Lindja e fëmijëve përfshin shumë përpjekje, mjaft kohë, nëna duhet të heq dorë nga aktiviteti, pushimi dhe hobi i saj. Kjo është një punë për tërë kohën, për të lindur dy fëmijë së bashku është detyrë që kërkon përpjekje. Por mos i harroni disa gjëra për të ju bërë jetën më të lehtë.

Gjithmonë duhet të keni mendim pozitiv, mendoni se jeni bekuar me një gëzim të dyfishtë. Kur të ktheheni në shtëpi nga spitali, uluni dhe ndjeni gëzim dhe krenari për veten tuaj. Bisedoni me burrin tuaj dhe i thoni atij që ndihma e tij do të jetë e nevojshme gjatë disa javëve të ardhshme. Nëse është e mundur, menaxhoni ndonjë ndihmë nga jashtë, për t'ju ndihmuar të bëni disa punë të lodhshme.

Gjatë ditëve të ardhshme, të ushqyerit e fëmijëve binjakë, është gjëja që kërkon më së shumti kohë. Nuk është vendosur ende rutina e të ushqyerit, prandaj kërkesat e të ushqyerit të fëmijëve është ende në intervale të shkurtra dhe të parregullta. Fëmijët binjakë mund të ushqehen me qumësht gjiri ose formula, aq sa është e mundshme përpiquni për ti ushqyer dy fëmijët së bashku. Në këto raste, të ushqyerit me gji për nënat mund të jetë i vështirë dhe i parehatshëm. Në rastin kur i ushqyeni me shishe, bëjini ata të shtrihen në një jastëk dhe jepni atyre shishe së bashku. Pas mbarimit të shishes, mbajini ata njëri pas tjetrit për të gogësuar. Me kohë, fëmijët do të fillojnë me të kuptuarit e rutinës.

Gjëja tjetër është higjiena e fëmijëve. Për këtë të gjitha llojet e pelenave të domosdoshme, janë në dispozicion në treg. Edhe pse kostoja është e përfshirë në zgjedhjen e llojit, kjo mvaret nga rrethanat tuaja. Ato janë të vërtetuara nga ana mjekësore, se janë plotësisht higjienike dhe të sigurta për fëmijët, nëse ndërrohen në intervale të përshtatshme.

Banja është një tjetër ushtrim që kërkon shumë përpjekje. Kur fëmijët janë të vegjël, ata duhet të lahen individualisht, por kur ata janë në gjendje të ulen, ata mund të lahen së bashku në një vaskë të madhe, duke kursyer shumë kohë dhe energji.

Të jeni të sigurt në mendjen tuaj, se çdo ditë të dy janë në rritje, dhe një ditë do të vijë së shpejti, kur ata do të jenë në një pozicion për të bërë disa gjëra të tyre dhe ju do të keni jetë më të lehtë.

/komuniteti