Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si të afroheni me foshnjen

Përballoni frikën nga e panjohura

Pas lindjes së foshnjes, me siguri do të keni mjaft punë jashtë shtëpisë, regjistrimi i fëmijës, kryerja e obligimeve, pazari dhe të ngjashme. Në muajt e parë është normale paraqitja që do të “hulumtoni teritorin” dhe shmangni qëndrimin vetmas me foshnjen, sepse e tërë kjo situatë është e re për ju dhe e panjohur, prandaj nuk do të ndjeheni shumë rehat për këtë.

Mundohuni që ta përballoni frikën, duke qëndruar më shumë kohë me familjen tuaj dhe mundohuni që ti ndihmoni gruas tuaj, ti përmbushni nevojat themelore të foshnjes tuaj, ta ndërroni, ta pastroni, ta vëni në gjumë…

Njihuni me foshnjen tuaj

Njihuni me foshnjen tuaj, në mënyrë që të dy të ndjeheni mirë. Mbajeni në krahë, shikojeni në sy, i flisni dhe i buzëqeshni.

Në fillim që të afroheni sa më shumë, përkëdheleni, mbajeni, vëzhgoni reagimet e saj ndërsa kur të rritet pak, kënaquni duke bërë shfaqje, duke u argëtuar, duke qeshur…

Kaloni kohë vetmas me foshnjen

Kjo do të jetë e dobishme jo vetëm për ju, por edhe për nënën, sepse do të ketë kohë për ti kushtuar vetvetes. Nëse kaloni kohë vetmas me foshnjen tuaj do të mësoni ti dalloni nevojat e saj kur nuk e keni askënd për të ju ndihmuar.

Mbani në mend që secili fëmijë është i veçantë dhe ka një mënyrë me anë të cilës iu bën të ditur që është i uritur, i lagur, apo thjeshtë kërkon vëmendjen tuaj. Poashtu, shpikni ndonjë ritual tuajin me të cilin do të kënaqeni edhe ju edhe foshnja juaj.

Kërkoni ndihmën e të afërmve

Mos u frikësoni të kërkoni ndihmë, sepse me siguri do të ndodh që të mos dini ndonjë gjë apo nuk do të dini të reagoni në ndonjë situatë. Nëna sigurisht e di më së miri se si qetësohet foshnja, prandaj qëndroni të gatshëm për të mësuar.

Mos u dorëzoni, sepse ndonjëherë do të keni nevojë që dikush t`ju tregojë se çfarë duhet të bëni në situatë të caktuar.

Dëgjoni këshillat e baballarëve tjerë

Sigurisht keni ndonjë shok, mik, komshi, i cili do të mund t`ju rrëfejë disa “sekrete të vogla” në lidhje me atësinë. Bisedoni me të dhe mos hezitoni ti tregoni që i “frikësoheni” foshnjes, sepse me siguri edhe ai ka qenë në situatë të ngjashme sikur ju.

Pa marrë parasysh se çfarë këshille iu japin, me siguri do të ju ndihmojë që të shpikni një strategji tuajen se si të afroheni me foshnjen tuaj.

/komuniteti