Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nga babai i pasigurtë në babain fantastik

Të gjitha ne kemi lozur me kukulla dhe kemi aktruar rolin e nënës që në vegjëli, prandaj në njëfarë mënyre jemi të gatshme për këtë rol. Por për baballarë vështirë që mund ta themi këtë. Duart e tyre kanë mbajtur makina lodra, armë lodra, vegla, prandaj ata në përshkrim të kësaj pune mund të ndjehen paksa të pasigurtë. E nënat? Nënat janë menaxhere të përkryera familjesh. U rekomandojmë që të shfrytëzoni aftësitë tuaja menaxheriale dhe shndërroni mashkullin tuaj në një baba fantastik.

Besojmë në baballarët kur thonë që nuk janë të gatshëm për ndërrim pelenash, luhatje, ndëgjim të qarash dhe të gjitha këto me pamundësi të një marrëdhënia intime konkrete me personin e dashur. Të bëhesh baba, në të vërtetë është paksa një përvojë traumatike. Nuk kemi harruar që nëna bart foshnjen në stomak, ajo lind, jep gji por pikërisht për këtë ajo është shumë e afërt me fëmijën që nga fillimi. Dhe mu për këtë është e gatshme që të bëhet trener i gjysmës së saj më të fortë.

Ja se si:

Misioni baba i suksesshëm

Menaxherët e mirë e dinë se si ti përdorin resurset njerëzore në mënyrë efektive dhe efikase, dinë se si ti zbulojnë talentet dhe ti drejtojnë kah suksesi. Për të njejtin fakt, as nëna nuk e dërgon babain në misionin e zgjedhjes së situatave të komplikuara emotive. Një numër i madh i baballarëve janë më pak të mirë në kryerjen e detyrave të cilat kërkojnë kujdes në detale se sa ata cilët kanë nevojë për entuziazëm dhe për aktivitet fizik. Lejoni babain të jetë mashkull, i fortë dhe tip sportiv. Ndoshta këto janë vetëm stereotipe por mund të jenë edhe një ndihmesë e madhe për ju. Trimërojeni atë që të jetë baba.

Mos rekrutoni asistent

Sot fëmijët kanë një orar shumë të ngjeshur, i cili është një sfidë e vërtetë logjistike. Shpesh nënat kanë aftësi më të mira organizative, lehtë bëhen shefe ndërsa baballarët disa lloj asistentësh të cilët marrin urdhëra. Kjo pozitë është e keqe për moralin e babait, edhe pse ai këtë nuk e di. Më e rëndësishmja është që kjo nuk është e mirë për fëmijët të cilët kanë të gjitha të drejtat për të dy prindërit fuksional dhe efektiv. Merrni vendime të përbashkëta apo ndajini në interesime të veçanta personale. Kjo poashtu nënkupton që duhet ta mbani dhe të jetoni me vendimet e tij. Por prindërit duhet të shfaqin besim të ndërsjellë, madje edhe kur ndonjëherë nuk e ndjejnë atë.

Zgjeroni CV-në e tij

Mos u limitoni në ndarjen e detyrave sipas asaj që mendoni se mund të bëjë. Lejoni që të mësojë ndonjë gjë. Mjafton ti jepni mundësinë (edhe për disa herë nëse është e nevojshme) me qëllim që të ndihet i dobishëm. Nëse ndjen që është i nevojshëm për ju dhe foshnjen, do ta mbërthejë kënaqësia, e mjaftueshme për të inspiruar momente të përbashkëta të mrekullueshme. Ndërsa për disa vite, fëmijët do të kujtojnë prindërit të cilët janë kënaqur me jetën familjare dhe u kanë dhuruar dashuri me gjithë zemër. Kur të jenë nisur fëmijët rrugës së tyre, juve do ju mbetet bashkëshorti i kënaqur dhe krenar për kontributin e tij në familje.

Respektoni 15 minutat e babait – por mos i harroni edhe 30 minutat tuaja

Kjo nevojë mund të vijë në konflikt me detyrimet e prindërve modern të cilët gjithmonë kanë punë. Por mos harroni, secili njeri ka nevojë për pak relaksim gjatë ditës. 15-20 minuta mund të jenë të mjaftueshme për ti rimbushur bateritë. Ato janë momentet kur nuk bëhet asgjë përveç leximit të gazetës, kontrollimit të emaileve apo pushimit të trurit duke mos menduar në asgjë.

Baballarët në këtë kanë përparësi kurse nëna nuk di se nga t`ia fillojë së pari për ato minuta, në zierje, pastrim, apo hekurosje, ndërsa babai do të relaksohet duke mos bërë asgjë. Edhe këtu ka të drejtë! Ndaloni të mendoni nëse kanë ngrënë mjaft, nëse u keni lexuar mjaft, nëse u keni pastruar të gjitha etj. Fëmijët tuaj kanë nevojë për nënën e cila është krenare për atë çfarë ka bërë, e jo nëna e cila brengoset për çfarë nuk ka bërë. Respektoni nevojen e babait për kohën e tij, dhe ndani kohë edhe për vetveten. Pas të gjithash, dërgoni edhe mesazh të rëndësishëm për fëmijët tuaj – ata duhet të mësojnë se si ta pasurojnë jetën e tyre.

Dhurojini dashuri – sa më shumë që mundeni

Nuk mendojmë për mbajtjen dorë për dore por në mirëmbajtjen e jetës seksuale gjatë viteve të gjata duke qenë prindër. Kur lidhja fizike në mes të prinderve ndalon, babai dëshpërohet. Në atë gjendje nuk do të jetë i dobishëm as për ju. Lodhja dhe zgjimi gjatë natës me siguri që nuk janë në anën tuaj por nëse i doni fëmijët tuaj, edhe marrëdhënia seksuale duhet të jetë në listën e prioriteteve sepse babai i dashur është edhe njëkohësisht babai i përkushtuar.

/komuniteti