Kjo është e provuar shkencërisht, që ndërhyrja e hershme mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatin e jetës së personave me autizëm.
Prindërit kanë frikë nga autizmi tek fëmijët e tyre, dhe kanë shumë të drejtë. Çrregullimi kompleks dhe misterioz i trurit, nga shkaqe të panjohura, e shkatërron aftësinë e fëmijës për të folur dhe komunikuar me të tjerët. Fëmijët autist, zakonisht nuk diagnostikohen para moshës dy vjeç, por disa fëmijë fillojnë të tregojnë shenjat e autizmit edhe para kësaj moshe. A egziston rreziku nga autizmi tek fëmija juaj? Ja çfarë duhet të dini dhe në çfarë duhet të keni kujdes.