Tre javët e ardhshme pas amniocentezës janë të rrezikshme për abortim. Kjo procedurë është shkaktare e abortit në 1 nga 100/200 raste. Kur bëhet fjalë për tremujorin e tretë, rreziku është i vogël që të vie deri te komplikimet apo lindja e parakohshme.
javë pas jave
Rreziqet nga amniocenteza
Sa janë mundësitë për abort pas amniocentezës?
A mund të lëndohet foshnja në stomak nga gjilpëra?
Mundësitë nga lëndimi me gjilpërë i foshnjes në stomak janë gati kurfare, sepse mjeku tërë kohën ndjek lëvizjet e saj në monitor. Zakonisht, gjilpëra futet në pjesën ku janë këmbët e foshnjes dhe ajo në mënyrë refleksive largohet nga diçka që i dëmton hapsirën.
Cilat janë rreziqet e amniocentezës?
Amniocenteza mund të shkaktojë rreziqe të caktuara:
1. Aborti
Aborti është rreziku i parë që lidhet me amniocentezën. Mund të paraqitet nga infeksionet në mitër, pasojë e shpërthimit të lëngut amniotik apo lindjes së parakohshme. Zakonisht paraqitet në tremujorin e parë, ndërsa në të dytin është më i vogël. Nëse procedura bëhet në tremujorin e tretë nuk egziston rreziku nga lindja e parakohshme.
2. Kontraktimet dhe gjakderdhja vaginale
Disa gra ndjejnë kontraktime të lehta apo gjakderdhje vaginale pas amniocentezës. Megjithatë, pas procedures mjeku do të ju udhëzoje ti përdorni disa ilaçe kundër kontraktimeve.
3. Rrjedhja e lëngut amniotik
Rrallëherë ndodh që pas procedurës të rrjedh një sasi e vogël e lëngut amniotik nga vagina, duke vazhduar kështu disa ditë me rradhë. Kjo mund të jetë vetëm një komplikim në fazën kalimtare dhe nuk do të thotë menjëherë humbje e foshnjes. Megjithatë, për këtë lajmëroni mjekun tuaj.
4. Rh ndjeshmëria
Nëse jeni Rh negativ, do të merrni ilaçin Rh immunoglobulin pas amniocentezës, në mënyrë që të parandalohet krijimi i antitrupave.
5. Infeksionet
Shumë rrallë ndodh që amniocenteza të shkaktojë infeksion të mitrës.
6. Lëndimi me gjilpërë
Mundësitë nga lëndimet e foshnjes me gjilpërë janë minimale, megjithatë janë të mundshme irritimet në zonën e stomakut ku është bërë shpimi me gjilpërë.
7. Ankthi
Gratë janë shpesh të shqetësuara pas kësaj procedure, shkaku i pritjes së gjatë të rezultatit. Për këtë mundohuni që mendimet e juaja ti drejtoni në diçka tjetër, ndërsa sipas nevojës mjeku do të ju rekomandojë terapi të caktuar.
Në cilat raste duhet kontaktuar mjekun urgjentisht?
Dy javë pas amniocentezës keni kujdes ti shmangeni lodhjes së tepërt, bartjes së gjërave të rënda dhe jeni të vëmendshme për simptomet, kontraindikacionet të cilat mund të paraqiten.
Urgjentisht konsultohuni me mjekun nëse keni temperaturë, gjakderdhje, dhembje në stomak të përcjellura me kontraktime të lehta që zgjasin për disa orë.