Bëhet përpunimi laboratorik i lëngut të frytit dhe rritja e qelizave në baza speciale. Pas periudhës së caktuar, me anë të mikroskopit shihet numri i kromozomeve të frytit nga qeliza dhe prania eventuale e ndonjë çrregullimi apo anomalie kromozonale.
javë pas jave
Rezultatet e amniocentezës
Si merren rezultatet?
Kur do ti marr rezultatet e amniocentezës?
Zakonisht rezultatet e amniocentezës bëhen gati pas 2-3 javësh por metodat moderne mundësojnë që madje pas dy ditësh të keni informacionet themelore për frytin.
Megjithatë, nëse prisni 2-3 javë për rezultat, mundohuni që gjatë asaj kohe të jeni të preokupuar me aktivitete ashtu që të mos shqetësoheni shumë. Nëse kanë kaluar më shumë se 3 javë, dhe nuk keni marrë ende ndonjë përgjegje, kontrolloni pse është vonuar rezultati.
Rezultati i amniocentezës i cili bëhet në tremujorin e tretë merret shumë shpejt, pas vetëm disa orësh apo për 1-2 ditë.
Çfarë tregojnë rezultatet e amniocentezës?
Amniocenteza është test dijagnostik i cili vërteton anomalitë kromozonale, disfunksionin neurotik dhe çrregullimet gjenetike, duke përfshirë edhe anomalitë e zemrës dhe është efikase në 99 % të rasteve.
Nëse bëhet në tremujorin e tretë, ka për qëllim të vërtetojë pjekurinë e mushkërive tek foshnja, ashtu që të sigurohen mjekët nëse foshnja është e gatshme për të lindur, nëse për shkaqe shëndetsore nuk mund të lindni më herët.
Kush mund ti lexojë rezultatet e analizës?
Gjinekologu mund të ju ndihmojë që ti kuptoni rezultatet e amniocentezës. Edhe pse mundësia për identifikim është e lartë, megjithatë, ky test mund të vërtetojë disa defekte tek fryti, për këtë edhe shfrytëzohen aparatet bashkëkohore të ultrazërit, të cilët ndihmojnë që me kohë ti vërtetojnë anomalitë.
Testet shtesë pas amniocentezës nuk janë të nevojshëm, nëse mjeku juaj nuk iu këshillon ndryshe.
Çfarë nëse testi tregon ndonjë anomali?
Nuk egziston shërimi i kromozomopatisë, prandaj nëse diagnoza tregon anomali të caktuara, i takon prindërve nëse vendosin ta vazhdojnë shtatzaninë apo jo. Gjithashtu, do të njoftoheni për çfarë anomalish bëhet fjalë.