Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kordocenteza

Çfarë është kordocenteza?

Kordocenteza zakonisht bëhet në javën e 22 apo 23 të shtatzanisë

Kordocenteza është intervenim invaziv i marrjes së mostrës së gjakut të foshnjes nga kërthiza. Zakonisht bëhet në raste specifike që të vërtetohet kariotipi i foshnjes, të verifikohet prania e ndonjë infeksioni apo anomalie.

Kur bëhet kordocenteza?

Kordocenteza bëhet nëse për ndonjë arsye jeni vonuar për amniocentezë apo nëse rezultatet e analizave paraprake nuk janë adekuate (skrinin testet, ultrazëri, amniocenteza). Bëhet pas javës së 21 të shtatzanisë, zakonisht në javën e 22 apo 23 të shtatzanisë.

A është kjo procedurë e dhembshme?

Vet intervenimi është pa dhembje dhe kohëshkurtër. Mjeku do të ju këshillojë që të rrini në shtëpi për disa ditë, të pushoni dhe ti shmangeni streseve.

Si duket procedura e nxjerrjes së gjakut nga kërthiza?

Kjo procedurë është e ngjashme me atë të amniocentezës. Mjeku me kontrollë konstante përmes aparatit të ultrazërit vëzhgon brendësinë e placentës dhe fut gjilpërën në kordonin e kërthizës. Nga ena e përshtatshme e gjakut merr një sasi të caktuar të gjakut, të mjaftueshme për analiza dhe për kariograme.

Kur merren rezultatet?

Rezultatet e kordocentezës bëhen gati 4 gjer në 10 ditë. Koha mvaret prej tipit të analizës dhe nga laboratori në të cilin kryhet analiza.

Çfarë zbulohet me anë të kordocentezës?

Me anë të kordocentezës detektohen defektet kromozomale, anemitë fetale. Zbulohen infeksionet si toksoplazma (e cila mund të shkaktojë abort) dhe rubeola, si dhe humbja e të pamurit dhe ndëgjuarit, dëmtimi trurit, epilepsia, hidrocefalus…

Për dallim nga amniocenteza kjo procedurë nuk detekton defektet neurologjike.

A egziston rreziku për nënat apo foshnjat nga kjo procedurë?

Aborti, sikurse edhe tek amniocenteza, ndodh në 1 % të rasteve. Përveç kësaj egzistojnë edhe paraqitje të tjera përcjellëse negative, të cilat nënkuptojnë infeksionet, gjakderdhjet, kontraktimet, zvogëlimin e numrit të rrahjeve të zemrës tek foshnjat.

Poashtu, nëse gruaja është Rh negativ, ndërsa intervenimet me antitrupa Rh në gjak nuk janë bërë, atëherë pacientes pas kordocentezës i bëhet injeksioni me antitrupa mbrojtës.

Kur duhet ti drejtohemi mjekut për ndihmë?

Menjëherë kontaktoni mjekun nëse simptomet nuk ndalen pas disa ditësh apo nëse përkeqsohen. E njejta gjë vlen edhe nëse keni temperaturë, ethe apo rrjedhje të ëngut amniotik.

/komuniteti