Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Indikatorët e amniocentezës

Në cilat raste rekomandohet amniocenteza?

* Nëse keni pasur rezultate jonormale të testeve paraprake (ultrazë, teste double dhe triple) – do ju ofrohet opcioni amniocentezës, me të cilën do të vërtetoni se a egziston ndonjë rrezik nga çrregullimet kromozomale tek foshnja

* Nëse keni lindur me parë fëmijë me Sindromin Daun apo me ndonjë çrregullim tjetër gjenetik apo neurologjik

* Nëse keni moshë mbi 35 vjeç apo partneri ka moshë mbi 45, egziston rreziku më i madh nga paraqitja e çrregullimeve kromozomale

* Nëse keni në familje histori sëmundjesh apo çrregullimesh gjenetike

* Nëse keni pasur ndonjë sëmundje të mitrës dhe keni përdorur ilaçe të cilat mund të shpiejnë deri tek deformimet apo çrregullimet e frytit

Kam 35 vjeç, a nënkupton kjo që me siguri foshnja do të ketë probleme?

Nëse jeni mbi 35 vjeç, nuk nënkupton domosdo që foshnja do të ketë probleme, por është e vërtetë që kjo grupmoshë është më e rrezikuar nga çrregullimet kromozomale.

Mundësitë për të lindur foshnje me çrregullim tek gratë mbi 35 vjeç janë 1:178, ndërsa sa më e moshuar që të jetë gruaja aq më shumë rreziku rritet.

Përse duhet të testohem?

I vetmi person që mund të vendosë nëse do të testohet apo jo, jeni ju vet, pas konsultimeve me mjekët dhe ekspertët. Nëse pas rezultateve jo shumë të mira jeni edhe më me shumë ankth, mund të ndodh që ta dëmtoni foshnjen dhe veten edhe më shumë shkaku i stresit konstant.

Nëse keni vendosur që të mbani foshnjen pa marrë parasysh rezultatet, pregatituni me atë që jeta juaj do të ndryshojë jashtëzakonisht shumë, prandaj nuk do të ishte keq që të informoheni me kohë se për çfarë çrregullimi bëhet fjalë dhe të hulumtoni nëse jeni të gatshme për tu ‘flijuar’.

Kur nuk duhet testuar?

Nëse frikësoheni jashtë mase se mos ju ndodh gjë juve apo foshnjes suaj, apo keni vendosur me siguri të madhe që mund të kujdeseni për foshnjen pa marrë parasysh të gjithave.

Gjithashtu, disa prindër kanë besime personale apo religjioze të natyrës që nuk dëshirojnë të abortojnë.

/komuniteti