Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet më të pëlqyer të atij edicioni. Për vite të tëra ai ka punuar në televizion, si gazetar, kurse tani është duke punuar në një projekt që së shpejti do ta bëjë publik. Në intervistën dhënë për bebaime.com Meti Alshiqi flet për familjen, vajzën dhe bashkëshorten e tij.
Bebaime.com: Meti ju sapo jeni bërë baba. Bashkëshortja juaj ka sjellë ditë më parë në jetë një vajzë të shëndetshëm që e keni pagëzuar me emrin Liora. Si është ndjenja e të qenit baba?
Meti Alshiqi: Të qenurit baba është diçka shumë e madhe që ta fal dhe ta dhuron vetëm Zoti . Mendoj që është ndjenja më e mirë që e kam përjetuar deri tani gjatë jetës sime.
Bebaime.com: Tash që kanë kaluar disa ditë si është Liora?
Meti Alshiqi: Liora është shumë mirë po rritet, po ushqehet shumë mirë. Ka pasur kontrolle dhe gjithçka është duke shkuar shumë mirë.
Bebaime.com: Sa ka ndryshuar jeta juaj dhe e bashkëshortes tuaj që nga ardhja në jetë e Liorës?
Meti Alshiqi: Unë dhe bashkëshortja ime kemi një lidhje shumë të fort, ndërsa me lindjen e Liorës, veçse është forcuar edhe më shumë. Jeta normalisht që ndryshon prej vetë faktit se ke fëmijë. Tash duhet të mendoj për ti dhuruar çdo gjë që duhet ta ketë një fëmijë, për atë kam edhe forcë më të madhe dhe vullnet të jetoj që fëmija jonë të ketë jetë shumë të lumtur.
Bebaime.com: Si prind cilët kanë qenë fjalët e para kur e keni parë vajzën?
Meti Alshiqi: Fjalët e para e di që i kam pasur falënderim ndaj Zotit që më solli një engjull në këtë botë. Natyrisht se kam pasur shumë emicione dhe gëzim.
Bebaime.com: Tash që jeni prind i ri jeni mësuar me jetën e re, dinamikën e saj, të rrish pa gjumë natën etj?
Meti Alshiqi: Jam mësuar dhe e jetoj një jetë dinamike. Ardhja në jetë e Liorës ka ndryshuar jetën tonë. Janë ditët e para dhe natyrshëm se na lenë pa gjumë, sepse fle e zgjohet pa orar, por faleminderit gruas time që ajo po ka më shumë forcë për të ndenjur pa gjumë.
Bebaine.com: Të flasim pak për profesionin. Jeni duke punuar në RTV 21 si janë duke u shkuar punët?
Meti Alshiqi: Që disa ditë e kam ndërprerë kontratën me RTV21. Jam duke punuar që së shpejti të vijë me një projekt të ri.
Bebaime.com: Meti ka qenë ndër më seriozet e “Big Brother”, dhe nuk jeni përfolur për skandale pas daljes nga ky reality shou. Si keni arritur ta ruani privatësinë?
Meti Alshiqi: Sa i përket “Big brother”, do të thosha se çdo konkurrent hyn për të marrë diçka prej atij reality shou. Unë besoj që kam marr dashuri nga publiku për ato që unë kam dhënë aty dhe më pas kam vazhduar karrierën time në TV. Privatësia është pika ime shume e dobët, asnjëherë nuk kam lejuar askush të futet në jetën time private dhe gjithmonë e kam ruajtur privatësinë.
Intervistoi: Teuta SINANAJ