Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ftohja e zakonshme

Çfarë është ftohja e zakonshme?

Virusi i ftohjes së zakonshme

Ftohja e zakonshme është infeksion i rrugëve të ajrit, më e shpeshtë tek hunda dhe fyti. Mund ta shkaktojnë shumë viruse, siç janë rhonovirusët, anedovirusët dhe enterovirusët.

Më të zakonshmit janë rhinovirusët, me më shumë se 100 lloje të ndryshëm mund të shkaktojnë ftohjen e zakonshme.

Infeksioni do ti bëjë rrugët e ajrit, nga mbrenda hundës, të skuqura dhe të perflakura, të fryra dhe me shumë mukozë.

Të gjithë kemi dëgjuar për ftohjet e zakonshme, në fakt, është sëmundja infektive më e shpeshta gjatë fëmijërisë.

Shumë fëmijë kanë nga 3 deri në 6 ftohje gjatë tërë vitit, sidomos gjatë stinës së dimrit, duke e bërë arsyen më të shpeshtë për fëmijët që të vizitojnë mjekun.

Meqenëse, ftohja e zakonshme është ngjitëse gjer në 3 javë, nuk na befason që aq shpejt shpërndahet nga personi në person. Bartja shkaktohet nga piklat e kollës dhe teshtimës, apo nga kontakti direkt nëpërmjet duarve.

Simptomet dhe shenjat

Ftohja e zakonisht fillon me rrjedhje të hundës dhe teshtimë.

Pas disa ditësh, sekrecioni hundor bëhet më i hollë dhe ndërron ngjyrën nga e bardhë në të verdhë.

Sekrecioni i cili rrjedh poshtë në rrugët e frymëmarrjes shkakton kollën. Shpesh fëmiu do të ketë dhembje fyti, mpierje, temperaturë të lehtë dhe humbje të apetitit. Temperatura e lartë është shumë e rrallë tek ftohjet e zakonshme.

Komplikimet

Shumica e ftohjeve të zakonshme kalojnë vetvetiu pas 7-10 ditësh. Ndonjëherë, përbierja e membranës së mukozës në kanalet e frymëmarrjes mund të bllokojë sinuset të kullojnë, pra vjen deri tek zhvillimi i infeksionit të sinuseve që quhet sinunitis acute (sinus akut).

Kanali Eustachian, që lidh veshin e mesëm me hundën dhe fytin, mund të bllokohet gjithashtu nga mukoza. Kjo mund të shkaktojë infeksion të veshit të mesëm tek fëmiu që quhet otit akut. Nëse dyshoni për këto komplikime tek femiu juaj, atëherë kontaktoni mjekun tuaj.

Rrjedhja e hundës e bën të vështirë thithjen tek foshnjet sepse ato normalisht më shumë marrin frymë me anë të hundës sesa fëmijët, të cilët marrin frymë edhe me anë të gojës.

Hunda e zënë paraqet vështirësi për cilindo fëmijë, por kur foshnjat thithin, kjo bëhet edhe më e vështirë. Atëherë, fëmiu duhet të ndalojë here pas here gjersa thith, vetëm për të marrë frymë. Në anën tjetër, kjo do të thotë që fëmiu mund të dehidrojë, nëse nuk është në gjendje të pijë shumë lëngje.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Gjersa të ftohurit shkaktohet nga virusët, antibiotikët (të cilët mbysin bakteriet) nuk ndihmojnë.

Momentalisht nuk ka trajtime për të mbytur viruset që shkaktojnë të ftohurit e zakonshëm.

Egzistojnë trajtime të cilat ndihmojnë në zvoglimin e simptomeve të ftohjes. Inkurajoni fëmiun tuaj që të konsumojë sasi të konsiderueshme lëngjesh. Kjo mund të ndihmojë që të zbutë dhembjen e fytit, të qetësojë kollën, dhe bën më të lehtë pastrimin e mukozës nga hunda.

Mos u brengosni nëse fëmiu juaj nuk do të hajë, sepse rrjedhja e hundës mund të zvoglojë apetitin e fëmiut. Fëmiut tuaj i nevojitet pushimi dhe qëndrim larg aktiviteteve fizike gjatë diëve të para të ftohjes.

Një enë me ujë mbi nxemëse ndihmon që të mos thahet ajri dhe bën më të lehtë frymëmarrjen te fëmiu.

Uji i krypur për hundë apo sprejet e ndryshme hundore ndihmojnë në largimin e mukozës nga hunda dhe gjithashtu e lehtësojnë frymëmarrjen tek fëmijët. Kjo ndihmon që rrugët e frymëmarrjes të kenë lagështi, ku kjo mund të parandalojë komplikimet si psh. infeksioni i veshit apo sinusit.

Dekongjestioni i pikave të hundës mund të ndihmojë në zvogëlimin e fryerjes së membranës së mukozës, por këto pika nuk duhet të përdoren më shumë se 3 ditë rresht. Duhet të leni që të kalojnë 2 javë para se të provoni përdorimin e tyre përsëri.

Nëse fëmiu juaj ka temperaturë, apo nuk ndihet mirë, ju duhet ti jepni ibuprofen apo acetaminofen. Asnjëherë mos i jepni aspirin fëmijëve sepse mund të shkaktojnë Sindromin Rej, një sëmundje që le pasoja serioze në tru.

Histaminet trajtojnë alergjitë dhe nuk ndihmojnë tek ftohjet e zakonshme. Pastrimi i tejzgjatur për të kuruar hundën, shpesh i kombinuar me teshtimë mund të jetë shenjë e alergjisë. Ju duhet ta diskutoni këtë me mjekun tuaj.

Nëse fëmiu juaj ka rrjedhje të hundës të vazhdueshme vetëm në një vrimë hunde, atëherë kontaktoni mjekun për tu siguruar që rrjedhja e hundës ka të bëjë me ftohjen e zakonshme. Për shembull, rrjedhja e hundës vetëm ne një vrimë të hundës, mund të ndodh që fëmiu ka futur ndonjë gjë në hundë.

Nëse gjendja e fëmiut tuaj në përgjithësi nuk ju duket në rregull, nëse ka probleme me temperaturë të lartë, kollë të përkeqsuar, dhembje fyti, dhimbje gjatë gëlltitjes, kokëdhembje, dhembje të fytyrës, dhembje veshi etj. atëherë kontaktoni mjekun. Të gjitha këto simptome mund të paraqesin komplikime, apo probleme që nuk kanë të bëjnë me ftohjen e zakonshme.

Preventiva

Është e pamundur që të parandalojmë fëmijët nga ftohja e zakonshme.

Virusi që shkakton ftohjen, shpërndahet me anë të pikave në ajër nga personat e infektuar apo nga kontakti i drejtëpërdrejtë. Larja e shpeshtë e duarve zvogëlon mundësinë që fëmiu të infektohet nga këto viruse.

Mbani fëmiun në shtëpi, larg nga qendrat për përkujdesje ditore, apo nga shkolla, nëse ai ka temperaturë, apo ethe, sepse rreziku që të infektojë fëmijët tjerë në shkollë është shumë i lartë.

Fëmijët të cilët rriten në shtëpitë ku ka duhanpirës janë më të rrezikuar se sa fëmijët tjerë nga të ftohurit. Kështu që, mundohuni ti shmangeni ambienteve me tym.

Nuk është vërtetuar nëse mjekimi me ilaçe të bimëve apo vitaminat shtesë mund të reduktojnë rrezikun nga të ftohurit e zakonshëm.

/komuniteti