Simptomet e shtatëzanisë do të vazhdojnë ose fillojnë gjatë kësaj jave. Nëse jeni si shumica e femrave, ju do të ndjeni të vjella (dhe jo vetëm në mëngjes), lodhje, jo rehati me gjoksin e tharë, dhe nevojë të urinosh më shpesh. Të gjitha janë normale, të gjitha janë të mërzitshme, por gjëja e mirë është së këto janë thjeshtë pjesë e të qenurit shtatëzënë dhe nuk do të zgjasin përgjithmonë. Disa gra kanë edhe kokëdhembje në tre mujorin e parë të shtatëzanisë, ndiqni instruksionet për vet ndihmë nëse jeni njëra prej tyre.
Megjithatë, janë disa simptome të shtatëzanisë të cilat nuk duhen injoruar. Nëse keni ndonjërën nga këto shenja të rrezikut gjatë shtatëzanisë së hershme, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Gjinekologu juaj, mamitë apo në një kontrollë në qendrën mjekësore do të ju ndihmonin në të tilla raste.
Është shumë e rëndësishme të hani mirë gjatë çdo faze të shtatëzanisë, kështu që fëmija juaj merr të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten për t’u zhvilluar. Shujta të vogla të rregullta të ushqimit dhe pijeve do të parandalojnë mostretjen si dhe do të veprojnë kundër të vjellurave dhe lodhjes. Ju ndihmon veçanërisht të hani një llojllojshmëri ushqimesh, e sidomos nëse jeni vegjetarian.