Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 15 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj është ende mjaft i vogël sa juve mund ta mbani atë në pëllëmbë të dorës. E re për fëmijën gjatë kësaj jave – ndjeshmëri të lehta dhe në ndonjë rast të keq lemzë, një shenjë paralajmëruese e frymëmarrjes. Ju nuk mund ta dëgjoni atë, sepse sistemi i foshnjës është i mbushur me lëngje në vend të ajrit, por mos u habisni nëse ju do të mund ta ndjeni atë më vonë.

Zhvillimi i fetusit – Java e 15 e shtatëzanisë

Ju mund të mos e dini se kur ndodh kjo gjë, por shpesh foshnjën tuaj të vogël e zë lemza, të cilën bebet e perfeksionojnë përpara frymëmarrjes. Foshnjet nuk lëshojnë asnjë tingull sepse trakeja e tyre është e mbushur me lëngje në vend të ajrit.

Edhe pse ju ndoshta keni shtuar në peshë nga 2,2 - 4,5 kilogram, embrioni peshon vetëm rreth 70 gram. Përmasat e tij janë gati 9.1 centimetra i gjatë, nga maja e kokës deri në fund të vitheve të tij. Këmbët e tij tashmë janë duke u rritur më shumë se krahët, thonjtë janë plotësisht të formuar dhe të gjitha nyjet dhe gjymtyrët mund të lëvizin. Tashmë, juve jeni në gjendje të dalloni edhe seksin e fëmijës tuaj nëpërmjet ultratingullit, pasi organet gjenitale të jashtme tashmë janë mjaftueshëm të zhvilluara dhe teknika e ultratingullit mund tu tregojë nëse fëmija juaj do të jetë një djalë apo një vajzë.

Nëqoftëse ideja e të pasurit një fëmijë ju duket ende e largët, asgjë nuk e bën këtë ndjenjë më të vërtetë sesa ndjesia e lëvizjes së parë të fëmijës tuaj. Shumica e nënave të ardhshme e dallojnë këtë lëvizje (të quajtur e shpejtë) midis javës së 16 dhe asaj të 20. Nëse ju keni qenë shtatëzënë edhe më parë, ju do ti ndjeni këto gjëra edhe më herët. Atë çka juve mund ta konsideroni fillimisht si një gjëmim në stomak, mund të jetë bebi juaj duke bërë disa rrokullisje për së prapthi. Mbani shënim kohën në të cilën ju për herë të parë keni filluar të ndjeni fëmijën tuaj, dhe tregojini për këtë mamisë tuaj në vizitën tuaj të ardhshme. Kjo fazë e mesme e shtatëzanisë është një kohë mjaft e mirë për të filluar ushtrimet.

Si po ndryshon jeta juaj

Një nga momentet më emocionuese të shtatëzanisë është kur ndjeni lëvizjet e fëmijës tuaj. Shumica e grave e ndjejnë këtë lëvizje “të shpejtë”, siç është quajtur, midis javës së 16 dhe asaj të 20. Ju mund të ndjeni këto tundje të para si një vibrim të ulët në stomakun tuaj. Pasi ta keni kuptuar se në fakt ky është fëmija juaj duke bërë rrokullisje, mbani shënim këtë për t’ja treguar mamisë tuaj gjatë vizitës tuaj të ardhshme. Disa femra i ndjejnë lëvizjet e fëmijëve të tyre më vonë ose më rrallë se të tjerat kështu që nuk ka nevojë për t'u shqetësuar, nëse nuk e keni ndjerë ende fëmijën tuaj duke lëvizur.

Pak a shumë tani juve do t’ju rekomandohet të bëni një test prenatal për të ekzaminuar defektet e lindjes. Testi i ekzaminimit të trefishtë i cili mat nivelin e alpha-fetoproteinave (AFP) midis të tjerash, përgjithësisht kryhet mes javës së 15 dhe asaj të 20. Pyesni maminë tuaj se cilin test do të mund të bëni pasi disa janë më të kufizuar se të tjerët. Amniocenteza nuk është test rutinë, por shpesh rekomandohet të bëhet për femrat mbi 35 vjeç si dhe për ato që kanë një histori të lindjes me defekte. Zakonisht ai kryhet mes javës së 15 dhe të 20 të shtatzanisë. Këshilluesit gjenetikë, mund t’ju shpjegojnë në mënyrë të plotë pasojat e këtyre testeve për anomalitë kromozomike.

Sistemi juaj imunitar është disi më i dobët kur ju jeni shtatëzënë kështu që ju mund të keni vënë re se keni pasur më shumë kollë dhe ftohje se sa do të kishit zakonisht. Megjithëse këto janë të lodhshme e të mërzitshme, ato nuk e cënojnë fëmijën tuaj. Infeksione të tjera që ju mund të hasni gjatë kohës që jeni shtatëzënë të tilla si lia e dhenve apo rubeola, mund të shkaktojnë probleme për fëmijën tuaj ende të palindur, në varësi të fazës së shtatëzanisë kur kjo sëmundje ju zë - por mundësitë më të mëdha janë që ju ti keni kaluar këto sëmundje në fëmijërinë tuaj, ose, në rastin e rubeoles, të jeni vaksinuar kundër saj, kështu që ju do të keni gjithsesi imunitet. Herpesi nuk e dëmton fëmijën tuaj, por ju duhet të shmangni gratë e tjera shtatëzëna - zbuloni përse.

/komuniteti