22.01.2020 - Fëmijët janë viktima të stresit si edhe te rriturit, por ai vepron në mënyrë të padukshme.
Fëmijët e vuajnë gjithashtu, por nuk dinë si ta shprehin shqetësimin e tyre.
Sipas Harold Minden, professor psikolog dhe specialist ne fushën e stresit, stresi mund të dëmtojë mirëqenien fizike, afektive, social-intelektuale dhe rendimentin shkollor të fëmijëve. Ai mund të influencojë në motivim, vëmendje, perceptim, memorje dhe në procesin e të mësuarit.
Çdo fëmijë reagon ndaj stresit me mënyrën e tij, por këto janë disa nga simptomat kryesore.
• Dhimbje në qafë, dhimbje koke ose barku që përsëriten. Irritim, trishtim, panik, inat i rritur.
• Vështirësi për të fjetur ose për t’u relaksuar.
• Zakone nervoze: kafshimi i thonjve, thithja e gishtit te madh ose nxjerrja e psherëtimave te rënda.
• Shikim i hidhur ose pamje e ngrysyr.
• Vështirësi për t’u kuptuar me shokët.
Burimi: mekulipress.com