Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Zgjedhja e qumështit me formula si ushqim kryesor i foshnjës suaj

Dua që foshnjen time ta ushqej me qumësht me formula , por të gjithë me thonë se duhet ta ushqej me qumësht gjiu . Pse?

Ka shumë arsye se pse gratë zgjedhin formulën si metodë e të ushqyerit

Nuk mund të gjejmë fjalë të mjaftueshme për dobitë shëndetësore të të ushqyerit më gjinjë. Në qoftë se ju dhe foshnja juaj jeni të shëndetshëm dhe të aftë, do të dëshironit që të provoni të ushqyerit me gjinjë për së paku disa javë, që imuniteti juaj natyral të kalojë tek foshnja juaj. Ose merrni në konsideratë që ti bëni që të dyjat. Shumë gra kombinojnë ushimin me gjinjë me ushqimin me qumësht me formula.

Kjo do të thotë se ushqimi me shishe është një zgjidhje e dobishme dhe e shëndetshme për foshnjet si nga fillimi ashtu dhe pas një periudhe të gjatë të ushqyerit me gjinjë. Nëse jeni e brengosur për zgjedhjen tuaj, provoni të ndani mënjanë faktet shëndetsore nga retorika politike dhe kulturore. Mbani në mend se gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për foshnjën tuaj është që ta doni dhe që të përkujdeseni për të dhe kjo nënkupton dhe që ta ushqeni në mënyrën të cilën ju e zgjedhni.

Në botën reale ka shumë arsye se pse gratë zgjedhin formulën si metodë e të ushqyerit. Disa nga këto janë; foshnjat e tyre nuk e kanë të zhvilluar funksionin e thithjes sa duhet (gjë e zakontë tek foshnjët që lindin para kohe), ndarja e zgjatur mes nënës dhe foshnjës, të ushqyerit me dhembje në gjinjë, frika se ndoshta foshnja juaj nuk është duke marre qumësht të mjaftueshëm, nevoja për t’iu kthyer punës, ndonjë problem shëndetsor i cili nuk duhet të lejë pasoja tek foshnja, dhe dëshira për ti përfshirë dhe anëtarët tjerë të familjes në të ushqyerit e foshnjës.

Cilin lloj të qumështit me formula do të duhej ta përdor?

Qumështi i sotëm me formula është i dizajnuar që sa më shumë ti përngjajë nga ana e vlerës ushqyese qumështit të gjirit. Gjersa nuk mund të ofrojnë rezistencën kundër infektimeve siç bën qumështi i gjirit, qumështi me formula ofron ushqim të bollshëm për foshnjën në rritje.

Shumica e formulave është e bazuar në qumështin e lopës apo në farat e sojës. Cilëndo formulë që ta zgjedhni, duhet të jetë e pasuruar me hekur për të evituar aneminë.

Pse nuk mund ta ushqej foshnjën time me qumësht të lopës?

Në asnjë rrethanë nuk duhet që ta ushqeni foshnjën tuaj me qumësht të lopës. Qumështi i zakonshëm nuk rekomandohet deri në ditëlindjen e parë pasi që nuk i ka materiet e duhura ushqyese të cilat nevojiten për foshnjën tuaj në rritje dhe mund të shkaktojnë probleme të tretjes në stomak.

Mësoni më shumë se kur ta bëni tranzicionin e foshnjës tuaj drejt qumështit e lopës dhe si ta bëni këtë ndërrim.

Çfarë janë formulat për të vazhduar dhe kur duhet të kalojë tek ndonjëra?

Formulat për të vazhduar janë posaçërisht të dizajnuara për foshnjat prej 4 deri në 12 muaj të cilat veç janë duke ngrënë ushqime të forta. Formulat për të vazhduar përmbajnë më shumë kalcium, hekur, proteina, dhe kalori, se sa formulat e thjeshta për foshnjë.

Shumica e mjekëve i inkurajojnë prindërit që ti japin ushqime të forta foshnjeve të tyre që nga mosha 6 muajsh se sa ti mbushin ato duke i ushqyer me formula.

Por mvaret individualisht tek çdo fëmijë. Foshnjet me alergji ndaj ushqimit, ato që janë tejet të ndjeshme ndaj ushqimit të ndryshëm, dhe ato me rritje të dobët, mund të përfitojnë nga formulat për të vazhduar. Flisni me mjekun tuaj për të bërë zgjedhjen më të mirë për foshnjën tuaj.

Do të doja që ta plotësojë qumështin e gjirit me formula. Çfarë duhet të bëj?

Specialistët e të ushqyerit me gjinjë sygjerojnë që të pritet me përdorimin e shishes deri në moshën 3 gjer në 4 muajsh. Gjer në atë kohë, të ushqyerit me gjinjë është mirë-formuar, por foshnja juaj nuk është aq e madhe sa që të jetë rrezistente ndaj “gjirit“ të ri. (Gjiri dhe shishja kërkojnë mënyra të ndryshme të thithjes). Është më së miri që ndokush tjetër të ia ofrojë shishen e parë sepse foshnja juaj do të ndjej aromën tuaj dhe të qumështit tuaj dhe do të refuzojë çdo gjë përveç qumështit të nënës.

Në qoftë se planifikoni që të përdorni formula për ushqim të kohëpaskohshëm, atëherë kufizoni shishet në një në çdo 24 orë, që të mos humbni prodhimin e qumështit tuaj. Në qoftë se do të ktheheni në punë së shpejti, dhe në qoftë se planifikoni që të keni një dado e cila do të kujdeset për foshnjën tuaj, jepni foshnjës tuaj një shishe gjer sa jeni larg dhe ushqejeni me gjinjë kur te ktheheni, lehtësohuni me këtë gjë, duke zëvëndësuar një të ushqyer me gjinjë, më një të ushqyer me shishe çdo 3 - 4 ditë.

/komuniteti