Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Objektet kalimtare – biberonët, batanijet, arushët…

Pak a shumë çdo fëmijë ka një objekt për t'i ndihmuar atij për të gjetur ngushëllim në momente të caktuara. Dhe përderisa fëmija nuk do të ndahet nga këto gjëra, nënat pyeten se gjer kur do të zgjas kjo “varësi”. Mëso kur, si dhe nga cili objekt kalimtar është në përgjithësi e nevojshme për të ndarë fëmijën. Fjala psikologut.

Ndonjëherë zakonet apo sjelljet e fëmijëve, nga një fazë zhvillimi, zhduken natyrshëm dhe zëvendësohen me sjellje të reja dhe qëndrime më të pjekura. Në këto raste, prindërit nuk duhet të intervenojnë aktivisht në mënyrë që ti ndihmojnë që të rriten dhe zhvillohen natyrshëm. Por ndonjëherë prindërit duhet të vendosin kufinj dhe të vendosin për kohë konkrete kur duhet të përfundojë faza e caktuar. Por, si të nxjerrim fëmijën nga një fazë e zhvillimit në tjetrën?

Përpjekja e parë: biseda direkte

Do të jetë një ndihmesë nëse kemi plan konkret me masa të cilat e mundësojnë këtë. Ndonjëherë është e mjaftueshme vetëm të bisedoni direkt me fëmijën. Për shembull, “Duhet të shofim se çfarë do të bëjmë me biberonin tënd, ti tanimë je rritur, ke 3 vjeç”. Edhe pse mund të ndodh që në atë moment mund të ndikojë kjo negativisht në ofertën e prindit apo do të hasë në injorancë, por pas një kohe të caktuar mund të ndodh që fëmija ta ndëgjojë ofertën apo sugjerimin e prindit me fjalën: “Mendoj që ka ardhur koha ti japim biberonin bebes së vogël të komshinjve. Sepse unë tani jam e rritur për të”.

Alternativa: ceremonia e faljes

Por, cfarë nëse biseda direkte nuk ndihmon fare? Atëherë është e nevojshme të keni një alternativë. Zakonisht preferojmë për prindërit të zgjedhin një datë në të ardhmen, kur do ta bëni ceremoninë e “faljes nga ndonjë sjellje apo ndonjë objekt”. Në shembullin e mëposhtëm, ceremonia e faljes nga biberoni. Atë ditë, është e nevojshme të merrni biberonin, ta paketoni dhe ta vendosni në ndonjë vend larg kontaktit me fëmijën. Nuk është e nevojshme të sajoni ndonjë tekst të veçantë por ti bëni me dije fëmijës tuaj që ka ardhur koha të ndahet nga biberoni dhe ti tregoni qartë që keni besim se ai mund të bëjë edhe pa të. Në shumicën e rasteve kjo ceremoni kalon pa shumë habi nga ana e fëmijës.

Diçka edhe mund të qëndrojë

Fëmija nuk ka nevojë që të ndahet në këtë mënyrë nga të gjitha objektet kalimtare. Fëmijët më të vegjël të cilët objekt kalimtar kanë ndonjë batanije apo arush mund ta mbajnë me vite, dhe shpesh gjejnë ngushëllim në ta, gjer në moshën 7 vjeç apo para fillimit të shkollës. Në ato lloj situatash është e nevojshme që ta bëni fëmijën që objektin e tij kalimtar ta përdorë në kohë dhe vend të caktuar. Pas vitit të dytë dhe të tretë të jetës, nuk duhet ti lejohet që objektin kalimtarë ta bart me vete kudo, por psh ta lidh vetem me kohën e gjumit, apo gjatë kohës së vozitjes me makinë…nuk duhet lejuar gjatë shujtave normale familjare apo gjatë formaliteteve të ndryshme ceremoniale.

Çfarë është një objekt kalimtarë dhe për çfarë shërben?

Kur nëna lë përkohësisht fëmijën, ai mund të shqetësohet nga mungesa e saj. Në mënyrë që të ngushëllohet, ai mund ta lidh atë me ndonjë objekt, gjegjësisht ndonjë subjekt me atribute të nënës. Ai subjekt në psikologji quhet Objekt Kalimtarë. Përdorimi i objektit kalimtarë zakonisht fillon në moshën prej 4 gjer në 6 muajsh, kur foshnja fillon të lëvizë kah bota e jashtme por ende nuk e ka arritur ndarjen nga bota e mbrendshme simbioze me nënën. Objekti kalimtarë zakonisht është ndonjë gjë e butë si batanija apo arushi pelush i cili i kujton gjoksin e ngrohtë të nënës apo përqafimin e saj. Duke përqafuar objektin, fëmija ndjen sikurse përqafon nënën dhe kjo e ngushëllon. Sipas disa vlerësimeve, rreth 60 % e fëmijëve në një periudhë të caktuar të zhvillimit ka ndonjë objekt kalimtarë. Ndarja e fëmijës me objektin kalimtarë mund të përcjellet me shqetësime të mëdha.

Sipas disa psikologëve (Psikologjia Objektive) krijimi i objektit kalimtar është akti i parë kreativ i fëmijës, sepse ai përdorë imagjinatën dhe resurset ku nga hiçi krijon diçka. Objekti kalimtarë mund të jetë edhe subjekt i fantazisë së fëmijës, psh. kur arushi pelush bëhet bashkëbisedues dhe fëmija bisedon me të, kujdeset për të, e dënon atë etj. Në këtë mënyrë ai bëhet subjekt provues i interakcionit me botën e jashtme.

Edhe pse fëmijët në mënyrë të pavarur apo me ndihmën e prindërve (në mënyrat që i preferuam ne) me kohë ndalojnë nga objektet kalimtare, ata në mënyrë të caktuar vazhdojnë të jetojnë gjatë tërë jetës. Të rriturit vazhdojnë të përshkojnë objektet me kuptimin dhe kujtimet që janë të lidhur me ide të tjera, vende dhe njerëz. Shembuj të kësaj janë fotografitë apo gjërat e ndryshme të cilat i kemi kujtim, etj.

/komuniteti