Meqë jeni shtatzënë, ndoshta keni vërejtur që gjinjtë tuaj janë më të ndjeshëm në prekje. Ndoshta do të ndjeni dhembje në gjinjë gjatë ushtrimeve në palestër, gjatë ngritjes së shkallëve, apo ndoshta derisa fleni. Edhe nëse kjo ndjeshmëri ju bën nevrike, dhe ndonjëherë përcjellet me dhembje, është pjesë normale e shtatzënisë.
Gjinjtë e ndjeshëm gjatë shtatzënisë janë paraqitje e shpeshtë. Në të vërtetë, është një nga simptomet e shtatzënisë. Ky simptom bazohet në dhembje, fryrje dhe ndjeshmëri gjatë shtatzënisë. Zakonisht, shtatzëna ndjen këtë ndryshim në gjinjë në periudhën, nga java 4-6, dhe zgjatë gjatë tremujorit të parë. Tek shumica e grave, ky simptom zhduket gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, edhe përsëri mund të ndjeni dhembje në gjinjë kohë pas kohe gjatë shtatzënisë.