A është normale të genjesh për moshën?
Pershendetje të dashura. Ju lexoj shpesh dhe shume here me keni dhene këshilla. Sot dua me shumë të diskutojmë dicka dhe te jepni ndonjë mendim. Unë jam nga shqipëria por jetoj jashtë. Kam 2 kunetër dhe 2 kunata. secili jeton në shpia të veta.burri im është djali i fundit por dhe vjehrrit jetojnë veç. Tani kunati i dytë ka qenë një her i martuar dhe u nda. U ka njohur me një vajzë dhe janë fejuar. Të djelën që kaloi unë dhe burri i ftuam të gjithë perdreke. Dhe u bëmë gjithsej 14 veta. Unë jam futur në muajin e 7 të shtatzanisë por me ndihmoj shumë nusja e kunatit të madh. Tani e pyetëm nusen e re sa vjeçe bën se pas disa ditësh kishte ditëlindjen( sot) dhe na tha 25. Kur sot morëm vesh që bën 27. A eshte normale të genjesh për moshën? Si do ndiheshin ju po tiu kishte ndodhur një situatë e tillë?
Ina N
(9 vite më parë)