Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Per nenat qe jane ne javet e fundit te shtatzanise.
Pershendetje mike te dashura jam 36+3 sot dhe kam filluar fazen me te keqe te shtatzanise,kam pagjumesi gjate nates se me mpihen kembet,tension shum i ulet dhe rrahje te larta zemre.Jam fryre shume per dy jave sepse kam qene shume mire ne trup,as corapet nuk po mundi me i vesh hahah.Keto dite po me duken pafundesisht te gjata,si vite.Ju si po ndiheni?A keni fillu me e bo gati canten e spitalit?Nese po cfare keni vendosur ne te.Un sot i lava rrobat e bebit dhe pizhamat e mia,tani mbeten per tu hekurosur,tjeter gje akoma nuk kam bler.Me jepni ndonje sugjerim?Ishalla na ecen te gjithave sa me mbare dhe clirohemi sa me shpejt.
(6 vite më parë)
Irini88 (6 vite më parë)
Pershendetje mund tju pyes ku jeni ndjekur ne shtet apo ne privat? Dhe me ke doktoresh.
Erina 4 (6 vite më parë)
Zoti ua lehtesofte te dashura veshtersit e mundimet ne keto jave te fundit kini durim se gati ju erdh dita ti merrni ne duar bebushet e juaj e ju mbesin veq kujtimet e shtatzanis uroj te.lindi me lehtesi e femije te shendosh e te shkoj qdo gje mire me ju
$uzi **** (6 vite më parë)
Elsa jusra hajde me te lehta tani për ju..Hani hurma dhe nga nji lug vaj ulliri në mëngjes lehtëson dhe përshpejton lindjen.. Zoti jua letsoft mike*
$uzi **** (6 vite më parë)
MashaAll/ah Era me bëhet qefi qe te ka shku çdo gjë mirë edhe pse lindja 2gjth është .e lehet Un djalin dmth fëmijën e 2 për 3ore ekam.lind me dhimbje të lehta e të forta mbreda këtyre orëve vec kur tha dok jepi se doli..ka qen lehtësim.nga Zoti.. keshtuqe mos u figsoni se lindja cik veshtrisi ka por mbaron shpejt ..egjitha pastaj me.mbeldh forcat e me vazhdu rrugudhtimin e gjat me bebet tona qe don durim e sakrific nga te gjith nga pak.. Zoti na letsoft..
Jusra H (6 vite më parë)
As te un hala kurgjo te reja sot 39+4, dje kesh ne kontroll hala nuk ja kisha nis mu hap. Per mu lindja e par boll frik po kom
(6 vite më parë)
Une akoma asgje po pres ishalla sa me shpejt.Edhe nga jusra nuk ka asnje lajm se edhe ajo 1 dit pas meje e ka terminin?
Era E. (6 vite më parë)
Amin moter amin. Mire elhamdulil/ah me lehte se ne vajzen. Djale linda motrush. Al/lahume amin moter zoti ju shlirofte edhe juve sa me shpejte
$uzi **** (6 vite më parë)
Aaa mashaall/ah alla/hu te begatoft me atë qet ka dhuru dhe tu rrit e/i hajrit.. Si të shkoj lindja moter..çfar linde..? Zoti t'a letsoft më tej..*
Era E. (6 vite më parë)
Po suzi kam lindur sot ne mengjese elhamdul/ilah
$uzi **** (6 vite më parë)
Era sot e kisha mendjen tek ty e elsa... Akoma nuk kemi të reja nga ju..Zoti jua letsoft e mbarë e mire inshaall/ah
Era E. (6 vite më parë)
Elsa si je mike a ka ndonje tre nga ti?
$uzi **** (6 vite më parë)
MashaAll/ah shoqe qenkeni mire edhe optimiste juve hehe...mos kini merak se kur vjen sek kur e ka shkru Zoti do dalin po he))Era ti qenke gadi moter vec ha hurma edhe pij cola kur te kapin dhimbjet se te un kan ndiku dmth me kanë pershpejtu lindjen.. Elsa un neser bej 35jav jam 4jav pas teje ama jam elodhur jo se kam pesh shume por dhimbja qe kam ne vehte ne vagin me shterngon. Barku dhe me duket se jep presion bebi per te dal..edhe levizejt e bebit i ndjejj nen gjoks!aty me gjuan dhe.me behet gur ana e djatht!!..hajr inshaAll/ah Le t'i shijojm.edhe kta pak jav se pastaj lamtumirë gjum ahahah Zoti na letsoft gjithave..e na dhent durim me tej*
Era E. (6 vite më parë)
Amin elsa edhe ty njeashtu. Une edhe 2 dite kam terminin. Me la nje kontrolle tjeter te marten dhe me thane nese slind deri 10 dite pas terminit atehere vendosim se cfare do bejme. Edhe une vajzen e kam lindur 40+6 besoj se edhe ky njejte do vie hahaha
(6 vite më parë)
Sa per kontroll nuk kam bere anji nga poshte qe te shoh sa jam hapur.Them te pres edhe pak se e kam pak me siklet.Era ti qenke afer,lindje te lehte ishalla.
(6 vite më parë)
Suzi flm per interesimin,neser bej 39 jave.Ndonjehere kam dhimbje si te menstruacioneve ,me forcohet shume barku dhe bebi ushtron shume force sa mezi eci,por ka dite si sot psh qe nuk ndjej asnje shenje dhe me duket sikur nuk do te lindi kurre haha.Vajzen e kam lindur gati 41 jave keshtu qe duket sikur edhe ky do i ngjasoje motres :)
Era E. (6 vite më parë)
Al/lahu te shperblefte me te mira suzi qe po pyet. Une isha te henen ne kontrolle isha hap gati 3cm tash vetem po pres haha jam duke e vrejtur qe po hapem se kam me shume dhimbje ne fund te barkut edhe dhimbje shpine ndonjehere por jo dhimbje te lindjes. In sha Al/lah kemi lindje te lehte.
$uzi **** (6 vite më parë)
Elsa..Era si ndjeheni te dashura ..Keni ndonji shenje lindj? Tash ju jeni para nesh inshaall/ah liroheni me te lehta..
(6 vite më parë)
Suzi madhesia e barkut nuk ka te beje fare me peshen e bebes,une deri ne muajin e 7 nuk jam dukur fare askush nuk e ka ditur.Nga java e 32 deri ne javen e 34 kam kaluar nje stres dhe kam ngrene shume pak per vete nuk kisha shtuar asnje kg por bebi per 4 jave kishte shtuar plot 1 kg.
Era E. (6 vite më parë)
Suzi une tani jo por me heret kisha pa hyr ne muajin e nente po ishin kaluese.
$uzi **** (6 vite më parë)
Harrova t'iu pyes a keni dhimbje /mpirje ne vagin juve ka 1 muaj qe kam këtë shqetësim nuk ec dot nganjiher.. Tani ka filluar të me shterngoj barku sikur me shkon bebi në krah të djathtë aty me mblidhet top....po besoj normale jan dhe keto ..vec po u dashka durim i madh..
$uzi **** (6 vite më parë)
Mike Zoti jua letsoft ju dhe në qe jemi pas jush..doja t'iu pysja ..A është rritur barku ..se mua me duket kam zen vend..qe 5_6muj ...a ndikon madhësia e barkut tek pesha e bebit... Me shume shqetsohem që mos të lind parakohe edhe bebi se ka peshën e duhur..hajr inshaAll/ah Mua dhe dok ne jav e 32 me tha te ha me shume...por un nuk kam dhe aq oreks..ha normal..mundohem naj frut ma shume por... Gjithsesi analiz që bëra para 2_3ditesh me dolën gjitha mirë..sps dhe un qe ne fillim te shtz kam qen anemike..tani me ishte rrit vlera normal.. Në dore te Zotit jemi ai na beft leht e mbarë gjithave.. Përqafime.. (Elsa flm zemër gjithashtu dhe ti*)
Era E. (6 vite më parë)
Amin elsa te gjithave in sha al/lah
(6 vite më parë)
Era un sot jam 38 jave dhe me kane thene qe pas javes 36 nuk bejne me eko.Bebin mashalla e paske me peshe,une ne javen e 36 e kisha 2 e 800 tani nuk e di sa mund te ket shkuar. Sa per anemine edhe une ka 3 muaj qe marr hekur por vlera shum pak eshte rritur dhe ndoshta kjo eshte nje nga arsyet pse po stresohem. Zoti na ndihmofte te gjithave edhe ty ishalla me nje lindje te lehte e bebe te shendoshe.
Era E. (6 vite më parë)
Elsa une disi hiq nuk jam duke e menduar fort lindjen hahaha po quditem me veten neser do hy ne javen e 39 edhe nuk jam gati fare. Kur isha 37+4 pata nje kontrolle ktu ne belgjik mjekja nuk me kontrolloj posht por vetem ne ultraza, analizat qe i kam bere me doli se jam anemi pakez e une nuk e kam ditur qe 5 muaj gati i kam simptomat e anemis dhe kam menduar se mos shtypja e gjakut e kam te ulet. Kam filluar qe sot ti marr tabletat per anemi shpresoj te me kaloj se nuk jam aspak mire dhe me vajzen po duhet te merrem nuk kam aspak force te bej diqka. Naten edhe mua kan filluar te me pihen duar dhr kembet ndonjere por tash kan filluar te ma prishin gjumin dhimbjet e shpines edhe gjate dites kam filluar ti ndjehe kontraksionet e rrejshme si themi ne. Kur isha ne kontrollen e kaluar bebi ishte shume mire elhamdul/ilah peshonte diku 3.200g tash te henen kam prap nje kontrolle tjeter te shohim se qme thote. Disi shume jam duke prituar pasiqe jam ne nje shtete te ri se nuk jam fare ne dijeni se si do te shkoj procesi ne spital.
(6 vite më parë)
Suzi faleminderit qe nuk priton asnjehere me dhen keshilla e dashur,je gojeembel si gjithmone.Hurmat e arabise i kam provuar vetem njehere ne jeten time dhe nuk i kam ngrene me nuk e di pse nuk me pelqejne.Kontrollin e fundit e kam bere 36 javeshe dhe shum mire ishte bebi,doktorri me tha te shkoj tani nga fillimi i nentorit te bej kontroll nga poshte per te pare a kam filluar te hapem por une jam ne medyshje,them te pres edhe pak te pakten deri sa ti bej 39 jave.Sa per aktivitet edhe une gjith diten merrem me punet e shtepise se nuk ka kush me ndihmon plus qe kam edhe vajzen qe kerkon perkujdesje.Edhe pse gjith diten po merrem me pune prap ne darke nuk me ze gjumi deri nga ora 2-3 njehere prej kembes pastaj prej stresit,mundohem ta qetesoj mendjen por eshte dicka qe nuk e kontrolloj dot.
$uzi **** (6 vite më parë)
Elsa duro zemër se ja dole ti..edhe pak javë inshaAll/ah të kam ngelur..A ke ber vizita tash si është bebi a është ne kanal te lindjes? A ke vazhduar te hash hurma arabie jan shume të mirë tani në fund.. Sa për ëndrra e makthe e ke gjith nga stresi që mendon gjat ditës pa gjumsia etj..stakoje zemër shijoje edhe pak ..dil ec pasditeve nga pak... Un kto koh jam full me punë me mjeshtër në shtëpi etj e kajher po harroj që jam shtz..vetëm kur me ndalet motorri shtrihem ses kam forc me hahah. Zoti na lehtesoft te gjithave mbeshtetju Zotit se çdo gjë ka me shku me së miri inshaAll/ah*
(6 vite më parë)
Si jeni mike? Si po i shtyni keto dite? Ora eshte 3 e mengjesit dhe mua akoma nuk me ka marre gjumi. Mbarova me mpihen kembe e duar, plus qe me ka zene nje stres i madh dhe sa mbyll syte me kujtohet lindja qe e kam afer, edhe ato 2-3 ore qe fle shoh makthe dhe endrra :(
(6 vite më parë)
Jusra une i kam blere nje set (komplet) qe eshte opostafat per bebet sa lindin dhe i ka te gjitha body,kanatjere,tuta,bluze,kapuc,doreza etj.Gjithashtu kam bere gati nje mbulese te holle dhe nje te trashe ne varesi te kohes si do jete.Nuk e di ku jetoni ju, ketu ne Tirane eshte akoma shum nxehte por ndryshon moti shum shpejt si dihet si do behet deri sa te lind.
(6 vite më parë)
Rita mos u mrz e dashur se gjithcka do kaloje dhe te gjitha keto vuajtje do harrohen.Lindje te lehte edhe ty dhe ishalla permisohesh sa me shpejt.
Jusra H (6 vite më parë)
Qka keni vendos me ju vesh per fillim bebes. A keni me vesh shum trash app vetem nje benkic te meng shkurt dhe nje me krah te gjat
Rita Gara (6 vite më parë)
Oh une me mujt me e shty deri ne javen 36 nuk po ankohna hiq Java e 3te shtrite, prej javes 30te jom ne rrezik lindje para kohe, e gjum naten nuk kam kurre, keshtu edhe me frymemarrje problem, a rrobat e bebit qe 1 jave i kam te gatshme tu e prit momentin hahaha, 2 komplete rroba te bebit, pampersa per bebin e pallona te lagura, shishe edhe qumesht te gatshem kam ble se nuk i dihet gjirit, per vete pixhamet, te brendshme disa pale. Lindje te lehte ty, qofshi mire ti e bebi
Liana 02 (6 vite më parë)
Suzi kremin per gjinj e kam lanolin e kam ble ne albi mall nese je nga kosova
(6 vite më parë)
Era perderisa ke dhimbje si te ciklit besoj qe e paske lindjen afer.Sa per dembelizmin mos pyet dhe mua me kap shum ndonjehere,e kam me faza.Nuk mund te them dembelizem ne kuptimin e plote te fjales por ndjej plogeshti dhe nuk mund te cohem.Ela edhe mua me kap ndonjehere ky vrulli po me leshon shpejt hahah.Umm Jasmina shum faleminderit e dashur,te uroj shendet ty dhe familjes.
(6 vite më parë)
Suzi therje ne organ kam pasur edhe une shume shpesh por nuk besoj te jete shqetesuese.Une para nje jave e kam pasur nja 10 dite vjerren ne Angli dhe i kam hyre shtepise me themel nuk kam pushuar asnje dite,edhe vet nuk e kuptoja nga me vinte gjith ajo energji.Kurse tani ka 3-4 dite qe me ka lene fuqia mezi po cohem dhe duke qene se pjestaret e familjes i kam shume te crregullt shtepia eshte kthy prape ne gjendjen fillestare dhe deri ne lindje ka nevoje prape per nje pastrim.Sa per canten e bebit nuk besoj te marr shume gjera se ketu ne Tirane te mbajne vetem 24 ore ne spital,plus qe keto shampo e sapunera e budalliqe nuk i marr fare se i kemi kushtet skandaloze ne shtet,as duart nuk kemi ku ti lajme jo me te bejme ndonje dush qe nuk ka shance.
(6 vite më parë)
Jusra lum si ti qe je me gjumin mire,une kalova edhe nje nate tjeter pa gjume :( se me mpihen shume kembet.Sa per dhimbje nuk kam as une dhe besoj se do zgjase pake se edhe vajzen gati ne javen e 41 e kam lindur.Lena qenkemi njesoj me ditet te shohim cila do ja kaloje shoqes hahah.Un sa per kontroll e bera nje eko dhe analizat,ekoja me doli shum mire,pesha e bebit 2 e 800 gjithcka ne rregull,vetem analizat e mia me dalin pak keq por do e kalojme.Liana shum rroba paske futur,por si thua edhe vete meqenese e paske me operacion te duhen me shume.A e ke caktu daten e operacionit apo jo?
$uzi **** (6 vite më parë)
Era s\'mund te them dembele ama pa forc e vullnet me plaket puna ne duar ..Nuk jam mesuar keshtu por cte besh do kalojm cdo gjendje...Hajr inshaall/ah Um/mu jasmina flm do shoh inshaall/ah Nena sa keni shtruar pesh deri tani ..?
Umm Jasmina (6 vite më parë)
Zoti ua lehtesoft nena dalshi mir si ju si bebat edhe pak u ka ngel. Edhe un kshu kam qen elsa sidomos nga fundi por edhe pak tpaska ngel tash vec sab er sa per rrobat kan shpjegu nenat poshte.... suzi kremi lanolin eshte shum i mir per gjinjt te ndihmon ke te rossman & lala
Ela Ela (6 vite më parë)
Era e jo besa mu mka kap nje vrull me ba punt????
Era E. (6 vite më parë)
Theksoj se jam bere teper dembele kohet e fundit hahaha nuk e di se a jeni edhe ju njete si une.
Era E. (6 vite më parë)
Elsa per Zotin sot me shkoj mendja tek ju dhe desha edhe une ta bej pyetjen e njejte. Jam 37+3 dhe gjumin e bej te them me repriza hahah edhe mu ditet e fundit kam mpierje te kembeve saqe spo mund te flej + shume shpesh ulje tensioni. Tani kan filluar edhe mua do dhimbje si te ciklit. Qanten nuk e kam fare gati haha vetem i kam lare rrobat por ende nuk i kam hekurosur dhe ende skam vendosur qfare te marr me vete pasiqe ne keto shtetet jasht gati te gjithe i ke ne spital. Te merkuren kam kontrolle te shof qme thote mjekja.
Ela Ela (6 vite më parë)
36+6 jam une...Gjumin cope cope hahahaha mpirje dhe dhimbje kryqsh sikur do me vijne ato...Marrje fryme ngaher....Canten e kam bere gati pasi se di pse me eshte fiksuar qe don lindi parakohe......kam marre 4 nderresa per bebin qe pershijen badi me menge te ghata dhe trupore ose kompletnpantallona bluz ...dy pale corape.dy bade me menge te shkurta dhe dy pale tuta rezereve.pampersat.picetat e lagura.batanije..... Ndersa per vete kam mar dy fustane dhe nje komplet pantallona dhe bluze...te brendshme...lines...pampersa te medhenj...Pantofla.batanije
$uzi **** (6 vite më parë)
Liana krem per gjinj cfar merr zemer?? se un kam shume problem me carjet qe ne spital me semuren!
$uzi **** (6 vite më parë)
Elsa un jam 32+3..ajo qe me shqetëson eshte se kam therje/mpirje te shpeshta ne vagin ..keshtu albumin nuk kam njiher..por lodhej trupore edhe pa vullnet..hajr inshaAll/ah Kshu punet e pazaret avash avash po i kryj paradite e pasditja me shkon shtrir nganjiher edhe detyrat i bejm ne shtrat me djalin (se ekam klas te pare)) Sa per teshat ikam lar e hekuros jam tu marr me nji portbebe duke e qepur kshu avash ..tani un edhe mund te kem harruar tesh 7vite gadi..ama besoj qe 2komplete per bebin..garzat,pampersa ,nji krem, letra te lagura,cercafat per shtrat te bebit edhe batanijen kuptohet..sa per ne cercafat bizhamat ..ndrresa te mbrendshme nji sapun ..brush e kulinoz peshqir lines etj..( un mendoj edhe per detajet kartopiceta me shtru tek komendini qe lajm ndonji ushqim nji tabake me hanger buken ..goten e ujit edhe karramelet me qeras infermjeret ahahah etj se lash nam )) Zoti na letsoft gjithave e inshaAll/ah me bebe te shendosh bekohemi*
Liana 02 (6 vite më parë)
Pershendetje! Une jam 37+2 edhe une po kam problem me gjume, dhimbje te kembeve gjate nates, here pas here edhe dhimbje mesi dhe barku. Edhe qanten e kam bere gati sepse kam frike se do te lind nga dita ne dite. Ne qante kam mar tre pale tesha per beben, qebe, pixhame per dhe te brendshme per vete. Pampersa, letra te lagura, krem per beben, krem per gjinj. Une e kam lindjen me operacion prandaj me duhet me u ngarku ma shume haha. Ishalla kemi lindje te lehte e bebusha te shendetshem
Lena.A (6 vite më parë)
Prsh elsa.. edhe un jam 36+3 mire jam po edhe mu kuki i djathte krejt me mpihet tan naten smundem me u rahatu se kam dhimbje te medha.. rrobat i kam lare i kam hekuros gjitha vetem se canten ende se kam bere gati po pres qka pom thot mjekja kam kontrollen ket jave ishalla..gjithe tr mirat per ju ishalla shliromu met mira
Jusra H (6 vite më parë)
Pershendetje e dashur un jom ne javen 36+2 , me gjumin njeher mir jom vetem se pom pihen kukat shum. Teshat ja kom ble krejt i kom la i kom hekuros qanten hala se kom bo gati po pres me shku ne kontroll edhe ta kshyri qka pom thot dr. Dhimbje skom njeher

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?