Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa janë shanset që të shpëtohet shtatzënia?

Pershendetje doktoreshe, jam 34 vjeçare dhe kjo eshte shtatzenia ime e pare. Dita e pare e menstruacioneve te fundit ka qene me 7 maj 2010. Para tre ditesh ka filluar pak gjakrrjedhje me ngjyre kafe, nderkaq sot ka ngjyre te kuqe, por jo ne sasi te madhe. Poashtu kam dhimbje te vazhdueshme ne pjesen e fundit te shpines si dhe barkut. Dje isha tek gjinekologu dhe me dha progesteron injeksion 250 mg dhe çdo dite te marre pilula utrogestan nga 4 ne dite te 100 mg. Doktoreshe ju lutem me sqaroni sa jane shanset qe te shpetohet shtatzenia? Faleminderit paraprakisht!

Shyhrete (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Shyhrete. Duhet ta kesh shkruar gabim, vitin e gjakrrjedhjes së fundit. Duke e konsideruar se dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit të jetë data 7 maj 2011, shtatzënia është në javën e 7-të plus 2 ditë e thënë ndryshe në javën e 8-të. Java e 4-t, e 8-të, e 12-të dhe e 16-të, janë periudha me rrezik të shtuar/rritur për abort. Shkaqet janë të ndryshme, por e rëndësishme është dominimi i tyre. Edhe mjeku që ka rekomanduar preparatet që përshkruar, këtë gjë synon; të shpëtojë shtatzëninë. Statistikisht nuk ka të dhëna mbi shanset e shpëtimit të shtatzënisë, në rastet e rrezikut për abort sepse ato janë individuale. Por ti duhet të kryhet mjekimin me rigorizitet dhe qëndro rregjim shtrati anash majtas. Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.
Moza (15 vite më parë)
Shyhrete, më vjen keq për ndërprerjen e shtatzënisë. Të këshilloj që përpara se të fillosh shtatzëninë e rradhës, të kontaktosh me mjekun dhe të bë këshillim parakoncepsional. Çdo gjë përshkruhet qartazi tek artikulli në linkun: http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene Sinqerisht të uroj fat dhe mbarësi.
Shyhrete (15 vite më parë)
Doktoreshe, faleminderit shume per pergjigjen! Po, vitin e kam shkruar gabim, isha mjafte e shqetesuar derisa shkruaja. Nuk kane kaluar as dy ore pasi ju kam shkruar, dhe une kam pesuar abort. Une qe nga fillimi morra utrogestanin nga 200 mg ne dite...kam bere analiza te gjendjes hormonale dhe cdo gje ka qene brenda kufijve normal, kam kontrolluar gjendren tiroide, nuk kam pasur asnje lloj infeksioni vaginal, paraprakisht kam marr acid folik, d.m.th tek une cdo gje ka qene ne rregull sa i perket kujdesit para mbetjes me barre. Mjeku me sugjeroj qe te pushoj tre muaj, ne nderkohe te vazhdoj acidin folik si dhe aspirin. Kerkoj falje qe shkruajta gjate, por do te me ndihmonte edhe ndonje keshille eventuale cfare duhet te beje, qe heren e ardheshme mos te me perseritet e njejta gje. Qofshi me te mira!

/komuniteti