Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje mbas lindjes
I nderuar dr memli kam lind qe 6 jave isha ne kontroll me than mire si erdha ne shtepi kisha pak gjakderdhje po mu ndal mbremje pata mardhenie dhe sot kam me shume gjakderdhje a eshte normale apo duna te paraqitem perseri te mjeku....ju falenderoj per pergjigje
Nita Berisha (12 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Nita

Normalisht gjakrrjedhja zvogëlohet dukshëm në javën e dytë pas lindjes. Ngjyra fillimisht është roze dhe më pas ngjyrë kafe. Ky gjak (që quhet lohije) më pas bëhet gjithnjë e më i bardhë derisa përfundimisht zhduket. Kjo periudhë mund të zgjasë deri në 6 javë.

Nëse nuk je duke e ushqyer beben me gji, atëherë është e mundshme që të të kenë ardhur menstruacionet e para pas lindjes. Menstruacionet tek gratë që nuk ushqejnë beben me gji në 80 % të rasteve paraqiten deri në javën e dhjetë pas lindjes. Nëse je duke e ushqyer beben me gji, atëherë menstruacionet nuk do të duhej të të vinin pa kaluar pesë muaj pas lindjes.

Nëse gjatë vizitës mjekësore, mjeku ka konstatuar që gjithcka është në rregull, nuk mendoj që duhet të shqetësohesh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti