Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Të folurit

Çfarë të prisni dhe kur

Të folurit është e lidhur në mënyrë të koklavitur me të dëgjuarit dhe të shprehurit e kuptuar. Duke ndëgjuar të tjerët, fëmiu juaj do të mësojë se si tingëllojnë fjalët dhe se si formulohet fjalia. Si foshnje, ai së pari do të mësojë se si të bëjë tinguj, dhe se si këto tinguj ti transformojë në fjalë të vërteta (mama – baba) të cilat mund ti thotë nga muaji 9 apo 10.

Në moshën 1 vjeç, ai do të mundohet të imitojë tingujt rreth tij. Tani vie periudha e të rriturit e jashtëzakonshëm, ku mund të shihni fëmiun se si flet që nga fjalët e thjeshta tek bërja e pyetjeve, apo edhe tregimi ngjarjeve që i sajon vetvetiu.

Çfarë do të dëgjoni

Kur të ketë një fjalor më të pasur, fëmiu juaj do të fillojë të eksperimentojë me rregullimin e tyre. Ai mund të bërtasë kur dëshiron të flasë normalisht dhe do të pëshpërisë kur të përgjigjet në pyetje, por së shpejti do të gjejë volumin e duhur. Gjithashtu, do të fillojë me fjalët si “Unë” dhe “Ti”.

Në mes moshës 2 dhe 3 vjeç, fjalori i tij do të rritet me rreth 300 fjalë (por do të arrije ti kuptojë rreth 900 fjalë). Por gjithsesi nuk do të arrijë ti kuptojë rregullat gramatikore. Apo nuk do të mund të formulojë fjalitë e ngjarjeve që kanë ndodhur në kohën e kaluar.

Në këtë moshë, fëmiu juaj do të jetë në gjendje të peërgjigjet në pyetjet e thjeshta si “kush” dhe “kur”. Nëse ai imiton në mënyrë konstante pyetjen e juaj sesa që përgjigjet në të, kjo mund të jetë shkak për tu brengosur dhe duhet të këshilloheni me pediatrin në lidhje me këtë.

Në moshën 3 vjeç, fëmiu juaj do të jetë një folës i sofistikuar. Ai do të zhvillojë një bisedë të gjatë dhe të përshtase tonin, fjalim të bukur, dhe fjalor që përshtatet me personin me të cilin flet për një situatë të caktuar. Të rriturit, duke përfshirë edhe të huajt, tani do të jenë në gjendje të kuptojnë gati çdo gjë që ai flet, që dmth. nuk do të keni nevojë për të përkthyer. Tani do të jetë në gjendje të thotë edhe emrin, mbiemrin dhe moshën e tij.

Çfarë mund të bëni

Duke lexuar për fëmiun tuaj është mënyra më e mirë për të rritur aftësitë e tij të të folurit. Librat ndihmojnë fëmiun për të pasuruar fjalorin e tij, të kuptojnë gramatikën, dhe për të lidhur kuptimet me fotografitë.

Në përgjithësi, të folurit me fëmiun tuaj ndihmon shumë. Shumë prindër mendojnë që koha gjatë ngrënjes dhe koha para gjumit janë një mundësi e mirë për të folur me fëmijët dhe për ti ndëgjuar ata.

Çfarë duhet pasur kujdes

Ju jeni instrumenti më i mirë për zhvillimin e të folurit të fëmiut tuaj. Nëse gjatë moshës 2 vjeç, fëmiu rrallëherë mundohet të flasë apo të imitojë të tjerët, nuk reagon kur e thërrisni në emër, apo thjesht nuk është i interesuar të flasë, ai mund të ketë problem në të folur apo në të dëgjuar.

Shenja brengosëse gjatë moshës 3 vjeç janë: shmangja e kontaktit sy më sy, ka vështirësi në emrat e objekteve të shumta rreth shtëpisë apo nuk ka filluar të formojë fjali me nga 2-3 fjalë.

Është normale për fëmiun që të kalojë fazën e belbëzimit, sidomos gjatë rritjes së jashtëzakonishme. Ai do të jetë aq i emocionuar për të ju treguar çfarë ka në mendje, të shprehet, sa që ndonjëherë nuk mund ti thotë fjalët aq lehtë. Por nëse vazhdon belbëzimi apo përkeqsohet kjo pikë, duhet të vizitoni mjekun.

Çfarë më tej

Duke u rritur fëmiu juaj, do të bëhet më llomotitës. Ju do të kënaqeni duke e ndëgjuar rreth projekteve që bën në kopësht, çfarë mendon për borëbardhën, çfarë ka ngrënë shoku i tij për drekë, apo çfarëdo gjëje që mund të ketë ai në mendje. Asnjëherë nuk do të mërziteni nga llomotitjet e tij.

/komuniteti