Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kujdesi për dhëmbë për vogëlushët

Cila është mënyra më e mirë për të larë dhëmbët e fëmijës tim?

Fëmijët dhe pastrimi i dhëmbëve

Gjatë kohës kur dhëmbët e parë të fëmijës tuaj ende janë duke dalë, mund t’i pastroni me një copë të njomur me ujë ose me një copë gazë.

Pasi t’i kenë dalë dhëmbët e qumështit (rreth 18 muaj), mund të filloni të përdoni një furçë fëmijësh me fije të buta najloni. Përdorni ujë të thjeshtë, me butësi i fërkoni dhëmbët nga jashtë dhe brenda dy herë në ditë. Fërkojani dhe gjuhën (nëse fëmija të lejon) për t’i larguar bakteriet që mund të shkaktojnë erë të rëndë.

Furçën e zëvendësoni sapo fijet të nisin të duken të vjetëruara ose të shprishura.

Kur ta lë vogëlushin tim t’i lajë vetë dhëmbët?

Sapo të dojë dhe të jetë në gjendje është ide e mirë ta lejosh të provojë t’i lajë vetë dhëmbët, edhe pse me siguri nuk ka për ta bërë si duhet deri sa të arrijë moshën e shkollës. Laji edhe vetë dhëmbët bashkë me vogëlushin dhe pastaj “kontrolloni” dhëmbët e njëri-tjetrit për të parë a janë të pastër. Nëse dhëmbët i shkëlqejnë dhe pasqyrojnë dritën, do të thotë që ka bërë punë të mirë. Nëse jo, thuaji që me sa duket “ka harruar një pikë” dhe përfundoje ti larjen.

Çfarë të bëj nëse fëmija im nuk do t’i pastrojë dhëmbët

Nëse fëmija yt kundërshton sa herë që është koha për të larë dhëmbët, ndoshta të ndihmon të marrësh një furçë me ndonjë personazh filmi vizatimor. Sipas Liz Birka White, nënë e tre fëmijëve në Diablo, Kalifornia, kjo ka funksionuar mirë me fëmijët e saj: "Adam, djali im i parë, vërtet urrente pastrimin e dhëmbëve deri sa i bleva një furçë me Elmo. Që nga ajo ditë, nuk ngopet me të. Ishte thjesht elementi që më nevojitej për t’ia futur larjen e dhëmbëve në qejf." Madje mund t’u blini fëmijëve disa furça me ngjyra të ndryshme që të zgjedhin kë të duan kur është koha për pastrimin e dhëmbëve.

Kur i nevojitet fluori fëmijës tim dhe si ta kuptoj që po merr sasinë e duhur?

Zhvillimi i dhëmbëve sigurisht që përfiton nga pak fluor. Ky mineral parandalon prishjen e dhëmbëve duke përforcuar smaltin dhe duke e bërë atë më rezistent ndaj acideve dhe bakterieve të dëmshme. Shumica e ujësjellësve shtetërorë sjellin ujë të përforcuar më fluor. (Mund të pyesni autoritetet komunale ose dentistin për ujësjellësin tuaj.) Nëse nuk ka, ose nëse e merrni ujin nga ndonjë pus, mund të blini një pajisje testuese nga shitorja e posaçme për të përcaktuar nivelin e fluorit në ujin tuaj. Nëse është më pak se.3 pjesë për million, pyeteni pediatrin tuaj a duhet t’i jepni fëmijës suplement (sasia e rekomanduar për fëmijë nën moshën 3 është .25 miligramë në ditë).

Pediatri mund t’ju japë recetë për suplement të fluorit si tableta ose pika. Pakëz fluor është i mirë për dhëmbët e fëmijës, por nëse marrin më shumë me kalimin e kohës mund të rezultojë në një gjendje shëndetësore të quajtur fluorosis që mund të shkaktojë njolla të bardha në dhëmbët e fëmijës së rritur.

Nëse jetoni në ndonjë zonë ku ka ujë me fluor, atëherë ka gjasa që fëmija të marrë fluor mjaftueshëm. Edhe uji në shishe apo lëngjet e frutave mund të përmbajnë fluor, edhe pse sasia rrallëherë shkruhet në etiketë.

Akademia Amerikane e Dentistëve Pediatër rekomandon që të prisni deri sa fëmija të jetë të paktën 2 vjeç para se të përdorë pastë dhëmbësh me fluor. Edhe kur të fillojë të përdorë pastën, duhet të përdorë sasi të vogël, sa një kokërr bizele secilën herë. Kjo pasi fëmijët e vegjël priren ta gëlltisin pastën e dhëmbëve në vend që ta nxjerrin jashtë. Nëse gëlltisin shumë pastë dhëmbësh mund t’ju shkaktohet fluorosis.

Kur të nis ta dërgoj fëmiun tim tek dentisti?

Akademia Amerikane e Pediatrëve dhe shumë dentistë pediatër thonë se është ide e mirë që fëmija të shkojë tek pediatri rreth moshës 1 vjeç, në rast se mund të ketë ndonjë problem që mjeku i familjes nuk e ka vërejtur ose nuk e ka diagnostifikuar.

Nëse fëmija juaj është 16 muaj dhe ende nuk i ka dalë dhëmbi i parë, ose nëse vëreni prishje të dhëmbëve, përmendjani këtë gjë pediatrit i cili me siguri ju referon tek dentisti.

megi (11 vite më parë)
vajza ime eshte 3 vjece,qe 2 vjece e 2muaj dhemballet e fundit i jan prishur,do i nderrohen te gjith dhembet apo vetem dhemballet e pare i nderrohen?

/komuniteti