Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Të ushqyerit

Të ushqyerit me qumësht të gjirit

Qumështi i gjirit e mbron fëmiun nga sëmundjet e ndryshme

- Mënyra më e mirë, më e sigurt, më e shëndetshme dhe më e lirë e të ushqyerit e foshnjes suaj është me qumësht gjiri;

- Foshnja duhet të ushqehet me qumësht gjiri sa herë të kërkoj, sa më shpesh dhe sa më gjatë, ditën dhe natën por jo më pak sesa 8 herë brenda 24 orëve;

- Qumështi i gjirit e mbron fëmiun dhe nga sëmundjet e ndryshme dhe e bën më të qëndrueshëm ndaj infeksioneve;

- Të ushqyerit e foshnjës me qumësht gjiri mbron edhe shëndetin e nënës;

- Të ushqyerit me qumësht gjiri duhet të vazhdojë sa më gjatë, së paku 6 muaj vetëm me qumësht gjiri dhe duke shtuar gradualisht ushqime të përshtatshme pas moshës 6 muajshe.

6 muaj deri në 12 muaj

- Ushqeni fëmiun në gji aq shpesh sa fëmiu të dëshirojë,

- Jepni shujta në sasi adekuate rreth 150 ml për një shujtë e ushqimit të trashë plotësues si:

- Qull perimesh të bëra nga patatet, karrota, kungull, spinaq, domate etj.me vaj dhe mish dhe/apo të kuqtëe vezës;

- Grizë ;

- Mish të bluar me yndyrë, mish vici, peshk, pulë;

- Qull të dendur pemësh sezonale. Pema duhet të lahet mirë dhe shtypet duke filluar me sasira të vogla të cilat shtohen gradualisht.

 

Në mes të shujtave kryesore, jepni dy shujta si: banana, vezë etj.

Nëse fëmiu është në gji, ushqimi plotësues jepet 3 herë në ditë.

Nëse fëmiu nuk është në gji, ushqimi plotësues jepet 5 herë në ditë.

Për pregatitjen e ushqimit përdorni kripë që përmban jod.

12 muaj deri në 2 vjeç

- Ushqeni fëmiun me gji aq shpesh sa të dëshirojë.

- Jepni 3 herë në ditë ushqim familjar:

- Jepni shujta në sasi adekuate 200 ml (sasia e 1 tasi të jogurtit);

- Pire perimesh me vaj + mish( viçi pule);

- Bukë me gjalpë dhe peshk,

- Pite të pregatitur në shtëpi,

- Fasule me vaj dhe bukë,

- Perime të freskëta(karrota, spec a të ëmbël, domate, etj),

- Kos,

- Supë të trashë perimesh apo çorbë me mish, djathë dhe yndyrë.

 

 - Jepni 2 mes shujta në ditë si:

- Pemë të freskëta (fruta sezonale), qumësht, biskota, etj.

2 vjeç e më tepër

- Jepni shujta familjare 3 herë në ditë:

- Jepni shujta familjare në sasi adekuate 250 ml,

- Shujtat familjare duhet të jenë sa më të llojllojshme,

- Shujta e fëmijës duhet të pasurohet me mish, vezë, peshk, djath, gjalpë, vaj ose margarine,

 

- Jepni 2 mes shujta në ditë si:

- Pemë të freskëta (fruta sezonale), qumësht, biskota etj.

Maja .... (10 vite më parë)
Desha te me pergjigjet dikush se ktu shkruan ti qitet kryp ushqimeve disa thon se deri ne 1 vit sbon me i jap bebit ushqime me kryp e sheqer spo di tash

/komuniteti