Personaliteti i fëmijës tuaj është me të vërtetë duke u zhvilluar tashmë. Ai mund të jetë shumë social, duke dhënë buzëqeshje zemërgjera për të gjithë njerëzit që takon, ose mund të jetë pak më shumë i turpshëm, duke e fshehur fytyrën e tij, kur persona të panjohur për të, përpiqen ti afrohen e ta marrin për ta mbajtur. Foshnja juaj mund ti pranojë menjëherë me guxim personat e panjohur, ose mund të vlerësojë me kujdes situatën, përpara se të pranojë të tjerët. Ai mund të jetë i rrëmbyer ose të ndryshojë gjëndjen e tij të humorit menjëherë në mënyrë dramatike.
Fëmija juaj do të fillojë të bëjë gjeste për të tërhequr vëmendjen tuaj dhe madje mund edhe të valëvisë dorën e tij në shenjë lamtumire, kur ai ju sheh ju që drejtoheni për nga dera. Ai është gjithashtu duke zhvilluar një mendje të vetën, të cilën juve jo rrallë mund ta hasni kundër tuajës, kur jeni p.sh. duke u përpjekur për ta vënë fëmijën në ulësen e tij për makinë ose në karrocë.