Nëse fëmija juaj nuk është ende duke ecur tashmë, ai ka të ngjarë që të ndërmarrë hapat e tij të parë të pavarur shumë shpejt. (Në qoftë se kjo gjë nuk ndodh shpejt, mos u shqetësoni. Disa bebe krejtësisht normale fillojnë të qëndrojnë në këmbë rreth moshës 16 ose 17 muajshe).
Ju mund ta inkurajoni fëmijën tuaj për të ecur, duke qëndruar në këmbë ose e gjunjëzuar para tij dhe duke i zgjatur atij duart tuaja. Ose mbajini të dyja duart e fëmijës tuaj dhe vëreni atë të ecë drejt jush. Nëse ai është si shumica e fëmijëve të tjerë, fëmija juaj do ti marrë këto hapa të hershëm me krahët e tij të zgjatur anash (për ekuilibër) dhe të kthyer tek bërrylat, me këmbët e tij të kthyer jashtë, dhe me fundshpinën e tij të nxjerrë nga mbrapa (edhe kjo për ekuilibër).
Si gjithmonë, sigurohuni që fëmija juaj të ketë një mjedis të butë, të sigurt, në të cilin të zhvillojë aftësitë e tij të reja. Ndiqni udhëzimet standarte të sigurisë për fëmijën dhe mos e lini fëmijën tuaj asnjëherë pa mbikëqyrje. Dhe mbajeni kamerën gati!