Pikërisht në këtë kohë, fëmija juaj është duke filluar të kuptojë shumë fjalë dhe fraza të thjeshta, kështu që është më e rëndësishme se kurrë që të vazhdoni të flisni me të. Filloni të flisni shumë, duke u përqëndruar kryesisht në modele të fjalëve të mira, duke i përsëritur fëmijës fjalët që ai thotë, por duke përdorur gjuhën e të rriturit, pra me fjalë të plota e të qarta. Nëse ai kërkon një “bah bah" për shembull, përfoconi butësisht shqiptimin korrekt të kësaj fjale, duke e pyetur: "A do një shishe"? Në këtë fazë, është më mirë që ju të përpiqeni për të shmangur tendencën për të folur duke përdorur gjuhën e foshnjave – kjo gjë mund të jetë zbavitëse për ju, por të dëgjuarit e shqiptimeve korrekte të fjalëve, është diçka më e mirë për zhvillimin e fëmijës tuaj.
Edhe pse ndonjëherë mund të duket si pa kuptim, bisedat me fëmijën tuaj janë një mënyrë e përkryer për të nxitur dhe zhvilluar aftësitë e tij gjuhësore. Kur fëmija juaj flet duke nxjerrë nga goja një fjali me dërdëllisje, ju mund ti përgjigjeni duke i thënë: "Oh, vërtet? Shumë interesante". Ai ndoshta do t’ju buzëqeshë dhe do të shmangë dërdëllitjet e mëtejshme.