Kur ju keni qenë një fëmijë në rritje e sipër, çfarë ka bërë familja juaj për festat e Krishtlindjeve, Bajramit, apo festa e tjera fetare ose laike? Si i keni festuar ditëlindjet? A kanë filluar vaktet e ngrënies në familjen tuaj me një lutje, apo ju keni bërë diçka të veçantë gjatë verës? Ndërtimi i një familjeje, shpesh i bën çiftet që të fillojnë të mendojnë për ritualet me të cilat ata janë rritur, dhe se si ata mund të krijojnë ritualet e familjes së tyre. Edhe në qoftë se fëmija juaj ende nuk i kupton plotësisht ato, dhe nuk arrin ti vlerësojë, përsëritja e tyre në vazhdimësi, do të kontribuojë në një ndjenjë të sigurisë, të të qënit bashkë, dhe të krenarisë familjare.
Mos u ndjeni sikur juve ju duhet të zgjidhni midis traditave që familja juaj apo ajo a partnerit tuaj ka ndjekur gjatë kohës që ju keni qënë duke u rritur, veçanërisht në qoftë se ju do të duhet të zgjidhin traditën e njërës apo tjetrës familje. Ndërtimi i ritualeve mund të jetë shumë më kuptimplotë, nëse krijoni ide origjinale tuajat, ose personalizoni ato ekzistuese. Provoni të mendoni në lidhje me aktivitetet që familja juaj organizon, dhe krijoni ritualet tuaja që lidhen me to.
Ritualet mund të jenë të vogla dhe të shpeshta, si të lexuarit e një libri në kohën e gjumit apo nxjerrja e qenit për një shëtitje pas darke. Ose ato mund të sillen rreth festimeve të mëdha dhe ngjarjeve të veçanta. Gjithsesi, jini të kujdesshëm kur është fjala për festivale – pasi fëmija juaj mund të stimulohet më shumë seç duhet dhe mund të bëhet ankthioz me gjithë aktivitetet dhe veprimtaritë e organizuara, prandaj sigurohuni që ju të ndërtoni gjithsesi një kohë të mjaftueshme për fëmijën tuaj, në mënyrë që ai të pushojë dhe të relaksohet.